Donald Trump u zgjodh president, Zelensky: Patëm një bisedë telefonike produktive! Shpresojmë që Amerika do bëhet më e fortë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka pasur një bisedë produktive me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

 

Ai është shprehu se ende nuk e di se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë Trump, por shpreson se Amerika do të bëhet më e fortë.

“Ne ende nuk mund të dimë se cilat do të jenë veprimet e tij specifike. Por ne shpresojmë që Amerika do të bëhet më e fortë”, tha Zelensky të enjten. “Ky është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe një Evropë e fortë është ajo që i duhet Amerikës.”

Presidenti ukrainas përsëriti mesazhin e tij se Kievi do të ndjekë paqen përmes forcës, në vend të lëshimeve të territorit ose neutralitetit.

“I takon Ukrainës të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë në rendin e ditës për përfundimin e kësaj lufte,” shtoi ai. “Çdo vend, çdo lider që respekton ligjin ndërkombëtar dhe ulet në këtë tryezë duhet të kuptojë se grabitqarët gjithmonë kërkojnë gjithnjë e më shumë.”

Kujtojmë se Trump ka pohuar vazhdimisht se lufta Ukrainë-Rusi nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte qenë president. Ai gjithashtu është zotuar se do t’i japë fund luftës, ndonjëherë edhe duke pretenduar se do të ndalonte konfliktin shumëvjeçar përpara se të merrte detyrën. Në korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite.

Artikulli paraprakDo të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli avokatin Alban Bengasi! Ja sa vite burg do të vuajë
Artikulli tjetërPesë arsye pse humbi Kamala Harris