Donika Gervalla-deputetëve të PDK-së: Nuk keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë sot se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë iu drejtua deputetëve të PDK-së “fajtor jeni ju”.

Gërvalla ka thënë se korrupsioni në Kosovë është instaluar pikërisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ministrja theksoi se e vërteta është e mirë, dhe se kjo gjykatë nuk është instaluar nga Serbia.

“Gjykata Speciale nuk është instaluar ngas Serbia, është instaluar nga ju. Sepse ju jo vetëm që nuk keni luftuar por nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës, por jeni munduar ta evitoni këtë dhe e keni bërë të mundur krijimin e Gjykatës Speciale dhe e keni votuar. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli, dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar se përse e keni bërë një gjë të tillë. Ju jeni pikërisht përgjegjës që prirësit tuaj sot ndodhën në Hagë, duke mohuar të vërtetën nuk do të gjeni zgjidhje”, tha Gërvalla.

Ai shtoi se si ministre është zotuar që interesat e Kosovës t’i përfaqësoj në mënyrën më të dejën të mundshme në arenë ndërkombëtare.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së. Korrupsioni nuk është shpikje e jona e as narrative e Serbisë, por realtitet i hidhur i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar krimin e korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju, nga PDK. Ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit, dhe është detyra jonë luftimi i korrupsionit”, ka thënë Gërvalla.

Artikulli paraprakKush e vrau Fehmi Aganin? Kurti nga varri i tij: Do t’i zbardhim këto krime
Artikulli tjetërBasha: Detyra jonë, të qëndrojmë dhe të luftojmë fort për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri