Telenovela Donnarumma drejt fundit. Vera në shtëpinë e Milanit nisi me çështjen e gardianit, 18-vjeçar. Në fillim nuk pranoi të rinovonte, më pas ndryshoi mendje dhe tani më gjithçka duket se po shkon drejt normalitet, sepse Gigi do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e kuqezinjve. Vetë portieri ndodhet me pushime në Ibiza, por menaxhari i tij, Mino Raiola ka takuar drejtues të klubit kuqezi për të zgjidhur detajet e fundit të marrëveshjes.
Gjithçka e sistemuar, një kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në sezon. Firma pritet të hidhet brenda kësaj jave. Prej javësh, dyshja Fassone-Mirabelli kishin nisur bisedimet me palën tjetër, në mënyrë që t’i bindnin ata. Madje, sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, në takimin e zhvilluar, kanë marrë pjesë dhe familjarë të Giggi Donnarumma. Në fund një shtrëgim duarsh mes palëve dhe një kontratë deri më 2021. Kush do që të kërkojë të këtë në dispozicion shërbimet e gardianit 18-vjeçar do t’i duhet të paguajë një klauzolë prej 75 milionë eurosh, e vlefshme për ekipet brenda dhe jashtë Italisë. Telenovala Milan-Donnarumma pati një fund të lumtur. Edhe pse ditë më parë Gianluigi Donnarumma kishte refuzuar vazhdimin e kontratës, tashmë ai duket se ka ndërruar mendje.
Mediat italiane shkruajnë se, Milan dhe Donnarumma janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës, e cila do të zgjatet deri në vitin 2022. Me kontratën e re, Donnarumma do të përfitojë nga 6 milionë euro në sezon. Sipas “Sky Sport”, marrëveshja në mes të Milanit dhe Donnarummas do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.