Donnarumma, rinovimi me Milanin, mundësi konkrete

Pasi i tha jo rinovimit të kontratës me Milanin, Gianluiggi Donnarumma është gati të bëjë prapakthehu. Portieri i talentuar dhe klubi kuqezi po afrohen sërish pak nga pak. Për këtë ka mjaftuar vizita e trajnerit Vincenzo Montella te familja e Donnarummës, me këtë të fundit që duket se ka ndryshuar mendim dhe në ditët e ardhshme mund të rinovojë zyrtarisht kontratën e tij me 7 herë kampionët e Europës për t’i dhënë fund kësaj torture dhe për të bërë sërish të lumtur tifozët kuqezinj.
Pas përfundimit të Europianit të 21-vjeçarëve, ku Donnarumma është i impenjuar me përfaqësuesen italiane, ai do të marrë vendimin përfundimtar se çfarë do të bëjë me të ardhmen, por gjasat më të mëdha tashmë janë që 18-vjeçari të qëndrojë te Milani. Sinjali i parë për qetësimin e gjakrave mes palëve e ka dhënë vetëm klubi kuqezi që ka ulur interesimin për të kërkuar një portier të ri. Vizita e trajnerit Montella te familja e futbollistit ka patur ndikimin e saj, pasi Gianluggi Donnarumma është më afër Milanit dhe shumë shpejt mund të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin, e cila skadon në verën e vitit 2018.
Sirena turke për Kwadwo Asamoah. 28-vjeçari, i cili këtë merkato vere mund të largohet nga Juventusi, ka përfunduar në “radarët” e skuadrës së Trabzonspor, që kërkon të bëjë “pazar” në Itali, pasi turqit kanë shfaqur interes edhe për mesfushorin e Milanit, Juraj Kuçka. Gjithsesi objektivi primar i ekipit Ersun Yanal është pikërisht ganezi i bardhezinjve, për të cilin ka kohë që interesohet edhe Galatasaray.

Exit mobile version