Dora e Sorosit më 21 janar, e-mail-i për Hillary Clinton

E-mail-i që Soros ia dërgoi Clinton-it për Shqipërinë, pesë vjet më parë, është një ndërhyrje flagrante e tij në punët e brendshme të Shqipërisë, çka është debatuar publikisht në Shqipëri, edhe më parë, prej atyre ngjarjeve të tmerrshme të të ashtuquajturit “revolucioni ’97”

E-mail-i u dërgua nga ndihmësi i Soros tek Richard Verma, më pas tek ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Legjislative, që iu dërgua ndihmësve kryesorë të Clinton-it, përfshirë Huma Abedin, Jacob Sullivan dhe Philip Gordon. Sullivan ia përcolli atë Clinton-it

 

Kanë dalë e-mail-e të tjera të kohës kur Hillary Clinton ishte sekretare e Shtetit, të cilat dëshmojnë se ajo merrte këshilla politike nga miliarderi i majtë dhe aktivisti George Soros, shkruante dje protali i njohur politik amerikan “The American Mirror 2016”.
Sipas saj është një e-mail i publikuar nga WikiLeaks, e cila tregon se Soros ka qenë ai që ndërhyri tek ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, lidhur me një çështje ndërkombëtare, që kishte të bënte me një protestë politike në Shqipëri, e nxitur nga opozita e asaj kohe, me ish-kryetarin e saj Edi Rama. Protestë, e cila, shpërtheu deri në dhunë dhe shkatërrime apo si ka shkruar edhe shtypi shqiptar deri në një tentativë për thyerjen me forcë të portës kryesore të mbrojtës së ndërtesës të Kryeministrisë në Tiranë e ruajtur nga trupat e armatosura të Gardës Kombëtare.
Bëhet fjalë në këtë material konspirativ, pikërisht për protestën e pesë vjetëve më parë më 21 janarit 2011, që përfundoi me ngjarjet tragjike, ku mbetën të vrarë katër viktima dhe pati dhjetëra të tjerë të lënduar, në mesin e tyre edhe pjesëtarë nga forcat e sigurisë, djegien e çdo gjeje përreth Kryeministrisë, thyerjen e xhamave të saj dhe vënien e flakës atutomjeteve nga ana e protestuesve të dhunshëm.
Ndërkohë, shumë është përfolur se biznesmeni dhe filantropisti amerikan, George Soros, i njohur si mbështetës dhe sponsorizues i të majtës shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama, i ka kërkuar 5 vjet më parë, zonjës Clinton (sekretares së Shtetit) që qeveria amerikane të ndërhynte në atë kohë, tek ish-Kryeministri Berisha, urgjent që të dërgohej një ndërmjetës për zgjidhjen e krizës.
E-mail-i që Soros ia dërgoi Clinton-it për Shqipërinë, pesë vjet më parë, është një ndërhyrje flagrante e tij në punët e brendshme të Shqipërisë, çka është debatuar publikisht në Shqipëri, edhe më parë, prej atyre ngjarjeve të tmerrshme të të ashtuquajturit “revolucioni ’97”, që e çuan Shqipërinë, deri në trazira të armatosura dhe rënien e shtetit shqiptar nga e majta shqiptare Partia Socialiste, e cila e mori me dhunë pushtetin.

Pjesë e e-mail-it
të Soros

“E dashur Hillary,
Një situatë e rëndë është krijuar në Shqipëri që lyp vëmendje urgjente në nivele të larta nga ana e qeverisë amerikane. Sikurse mund ta dish, një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tri njerëzve dhe shkatërrim prone.
Ka shqetësime serioze për protesta të mëtejshme lidhur me një antimiting që pritet të organizohet nga partia qeverisëse të enjten, si dhe një event tjetër i opozitës dy ditë më pas, për të përkujtuar viktimat.
Mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë në një mjedis politik tashmë të ndezur vë në rrezik rikthimin e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit”.
Asokohe, Soros i kërkoi sekretares së Shtetit që të përfshinte komunitetin ndërkombëtar dhe ta trysnonte Kryeministrin që të “ndalonte demonstratat e mëtejshme” dhe të “ulë tonin e deklaratave publike”, si dhe të caktonte një zyrtar të lartë evropian që të vepronte si ndërmjetës.
Të tjera e-mail-e që po rrjedhin tregojnë se si Hillary Clinton, në kohën si sekretare e Shtetit kishte marrë këshilla të politikës së jashtme nga aktivisti i krahut të majtë, miliarderi George Soros.
Një e-mail i dhënë nga Wikileaks tregon se si Soros kishte arritur deri tek Hillary, në një diskutim për politikën e jashtme në Shqipëri.
Soros pastaj kërkon nga sekretarja e Shtetit për të përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe të bëjë presion tek Kryeministri Sali Berisha, për të “parandaluar demonstratat e mëtejshme” dhe të “ulin prononcimet publike”, si dhe emërimin e një zyrtari të lartë evropian për të vepruar si ndërmjetës.
Miliarderi i krahut të majtë madje i dha Clinton-it listën e emrave që do të mund ta merrnin atë post, që ishin: Carl Bildt, Marti Ahtisaari dhe Miroslav Lajçak, raporton “BBC”.
E-mail-i u dërgua nga ndihmësi i Soros tek Richard Verma, më pas tek ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Legjislative, që iu dërgua ndihmësve kryesorë të Clinton-it, përfshirë Huma Abedin, Jacob Sullivan dhe Philip Gordon. Sullivan ia përcolli atë Clinton-it. Vetëm tre ditë pasi Clinton mori e-mail-in nga Soros, BE dërgoi propozimin e Soros, për të dërguar si ndërmjetës të trazirave civile në Shqipëri, Lajçak.
Ky e-mail i siguruar nga Wikileaks, por që po qarkullon së fundmi në mediat amerikane provon se si George Soros i kërkon Clinton të ndërhyjë në një situatë të trazuar në jetën politike shqiptare. Bëhet fjalë për situatën e krijuar nga demonstrata opozitare e 21 janarit të 2011, që Soros e cilëson në e-mail, si ogur të keq për prishjen e rendit publik, duke i kërkuar sekretares së Shtetit të ndërhyjë përmes emërimit të një ndërmjetësi.

“The American Mirror”

Artikulli paraprakFaqja e parë
Artikulli tjetërSi kakariste dikur Lame!