Dorëzimi i kufirit tek Frontex, reagon Strazimiri: Tregues i regresit të vendit deri në nivelin e narko-shtetit

Gent STRAZIMIRI

Në 28 korrik 2008, në cilësinë e Zëvendësministrit të Brendshëm, kam pritur në një takim përfaqësuesit e FRONTEX, me qëllim nisjen e bashkëpunimit reciprok në menaxhimin e kufinjve!

Siç e përshkruan edhe raportimi i prestigjozes DEUTSCHE Welle i asaj dite, vlerësimi për policinë shqiptare dhe veçanërisht Departamentit të Kufirit, ishte fakti se Shqipëria tashmë PO I RUANTE VETË madje me SUKSES MBRESËLËNËS kufinjtë e saj tokësorë dhe ujorë, përballë organizatave të trafiqeve ndërkombëtare.

Kjo përbënte arritjen e një standardi evropian që mundësonte fillimin e bashkëpunimit mbi baza reciprociteti të plotë.

Ajo që më së shumti u vlerësua, ishte fakti se Departamenti i Kufirit, përmes Ligjit të ri të Policisë së Shtetit, i ishte dhënë autonomi logjistike e teknike, madje edhe buxhetore brenda Policisë së Shtetit.

Nga ky tur takimesh të funksionarëve të lartë të FRONTEX në Shqipëri, nisi jo vetëm bashkëpunimi i parë me kufitarët e BE, por u arrit një gur i rëndësishëm kilometrik për heqjen e vizave për shqiptarët!

Sot, ndërsa bisedohet për rikthimin e vizave, shitet si “sukses” paturpësisht, fakti që FRONTEX konstaton mosmenaxhimin e kufinjve të Shqipërisë, dhe detyrohet të sjellë forca operacionale për të vepruar në Shqipëri, në një kohë që është zhbërë Ligji per Policinë e Shtetit, nxjerrë në rrugë oficerët që arrinin ta menaxhonin vetë dinamikën, zhbërë autonomia e Departamentit të Kufirit sipas sloganit “Nje shtet, nje Polici” të Sajes së Habilajve…

Ardhja e forcave operacionale të FRONTEX në Shqipëri është dëshmi e regresit të vendit deri në nivelin e narko-shtetit, narko-policisë e narko-politikës! Ditën kur operatorët e FRONTEX do të mbërrijnë numrin 800, sepse aq do vijnë, do ta kuptoni se sa “sukses” është kur kufirin të ta ruajnë të huajt….

Atë ditë kam dëshirë të dëgjoj narko-Enveristët e Tiranës duke ju thënë se sa “pranë Evropës” ju kanë sjellë!!!

 

Exit mobile version