Policia ka tërhequr vetë materialet zgjedhore në Kukës duke u dorëzuar para protestës së fuqishme të qytetarëve. Sipas burimeve, materialet zgjedhore që ndodheshin në shkollën “Havzi Nela” janë hequr nga vetë policia.
Protestuesit në Kukës ishin nga më të vendosurit për largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në zbatim sipas tyre, të dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e datës 30 Qershor.
Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar si dhe shumë qytetarë të tjerë, i kanë vënë kavën derës së KZAZ-së pavarësisht rezistencës së Policisë.
Ndërkohë ka pasur edhe djegie të gomave të makinave nga ana e protestuesve, por nga ana tjetër, një punonjës i Policisë është parë në tarracën e një pallati duke hedhur gaz-lotsjellës ndaj këtyre të fundit.
Nga raportimet paraprake mësohet se ka humbur ndjenjat gjatë konfrontimeve edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Kukësit.