Antonio Conte ka pranuar se Chelsea nuk mund të konkurojë më me dy klubet e Manchester, sa i përket fuqisë së tyre për të shpenzuar para dhe pushtet. Trajneri i Chelseas beson se, blerja spektakolare e United, Alexis Sanchez, në një marrëveshje që e bën kilenin futbollistin më të paguar në Angli, me një pagë javore plot £350,000, dhe shpenzimi total prej £124 miilionë me blerje në merkaton e verës nga ana e City, thekson se të dy klubet janë jashtë zonës së arritjes për ekipet e tjera të Premier League.
Trajneri italian ka parashikuar se Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain duhet të ruhen gjithashtu nga pushteti financiar i dy klubeve të Manchester. “Këto dy klube mund të shndërrohen në një rrezik vërtetë serioz për ekipet e tjera në botë. Ata janë që tashmë të fuqishëm dhe duan të investojnë. Për Alexis Sanchez, vetëm një ose dy klube mund të paguajnë atë rrogë. Ka vetëm dy klube që qëndrojnë në krye në këtë ligë dhe ato qëndrojnë aty. Të tjerët duhet të luftojnë. Nuk është e lehtë të mendosh që të përfundosh sipër tyre. Ne nuk ishim kurrë në këtë garë për Sanchez, për shkak të rrogës së tij. Por nuk jemi të shqetësuar. Nëse punon, atëherë mund të luftosh këta ekipe të mëdhenj”, deklaroi Conte.
Arsenal ka arritur të sigurojë një biletë në finalen e Carabao Cup, pasi ka mundur Chelsea-n me rezultatin 2-1. Topçinjtë e Arsene Wenger kishin një skuadër të plotë në gjysmëfinalen e dytë të kupës së ligës dhe e kërkuan më shumë fitoren se miqtë.
Ndeshja filloi menjëherë me ritëm të lartë dhe Chelsea arrin që në minutën e 7 të kalojë në avantazh. Pedro jep një pasim të artë për Hazard, i cili, pasi futet në zonë lëshon një goditje disi qëndrojë, por të mjaftueshme për të mundur portierin Ospina. Arsenal kundërpërgjigjet menjëherë.
Pas një goditje këndi topi shkon te Monreal, i cili godet me kokë një top që përplaset te koka e Alonso dhe Rudiger dhe më pas shkon në rrjetë. Kur do, do. Ndeshja mbeti tepër kompetitive, por rastet për gol ishin të pakta, pasi skuadrat e dinin që një gol do të ishte vendimtar.
Dhe ashtu ndodhi, pas një ore lojë Arsenal kalon për të parën herë në avantazh me golin e Granit Xhakës. Chelsea hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe arrin të krijojë disa mundësi të mira, por asnjë rast të pastër për gol. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund dhe Arsenal do të luajë me City-n në finalen e Carabao Cup.