Dorëzohet Kutinjo!

Philippe Coutinho është dorëzuar. Ai ka pranuar humbjen dhe tani pritet të mbajë një takim me drejtuesit e Liverpoolit. Tabloidi britanik, “The Independent” ka zbuluar se Philippe Coutinho është i gatshëm të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Liverpoolit, pasi dështoi që të transferohet te Barcelona. Reds ka refuzuar tri oferta të Barcelonës për Coutinhon, duke u bërë me dije se braziliani është i paprekshëm.
Tani, Coutinhon së bashku me menaxherin pritet të takojnë drejtuesit e klubit, të cilëve do t’i bëjë me dije se Barcelona i ka ushtruar presion brazilianit për t’u larguar nga Liverpooli. Tani Barcelona i ka drejtuar sytë nga Angel Di Maria (PSG) dhe Jean Seri (Nice).
Raportohej se është shumë afër transferimit në Barcelonë, por duket se Coutinho do të vazhdojë të qëndrojë te Liverpooli. Njerëzit që e rrethojnë, Philippe Coutinhon, besojnë se tani është “praktikisht e pamundur” që mesfushori t’i bashkohet Barcelonës nga Liverpooli këtë verë, raportojnë “RAC1” e “Mundo Deportivo”.
Liverpooli ka refuzuar tri oferta të Barcelonës, duke insistuar se Coutinho nuk është në shitje. Dhe sipas gazetarit, Guillem Balague, të “Sky Sports”, Barcelona ka vendosur të tërhiqet pas insistimit të Liverpoolit për të mos e shitur brazilianin.
Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Barcelona të premten bëri ofertë për Coutinhon deri në 130 milionë euro dhe i kishte dhënë Liverpoolit ultimatum deri të dielën në ora 19:00 për ta pranuar atë, por “Të Kuqtë” refuzuan sërish, pasi nuk duan të humbasin liderin e tyre.
Ndërkohë, Agustí Benedito, ish-kandidati për president të Barcelonës, mendon se Lionel Messi mund të largohet nga “Camp Nou”. Pas Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro, nga Barcelona mund të largohet edhe Lionel Messi, i cili ka kontratat me klubin deri në fund të këtij sezoni. Kështu mendon ish-kandidati për president të Barcelonës, Agustí Benedito.
“Barcelona e ka lënë rinovimin e kontratës së Messit, lojtarit më të rëndësishëm, për fund, dhe kjo kontratë edhe nuk është nënshkruar. Ky është një shqetësim”, ka deklaruar Benedito për Radio “Marca”. “Rasti i Messit mund të jetë më i keq se ai i Neymar, sepse nga 1 janari Messi është lojtarë i lirë. Messi ka kërkuar gjithmonë një ekip konkurrues dhe situata është një shqetësim”, ka theksuar ai. Kurse, gjatë javës së kaluar është përfolur se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Messit, e cila është 300 milionë euro.

Exit mobile version