Dorian Protoduari, një nga të arrestuarit për pjesmarrje në protestat e opozitës, i njohur edhe për angazhimin e tij në protestën e Unazës së Re ka fituar sot lirinë pas 5 muajsh privimi në Burgun 313.
Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, Protoduari ka dhënë edhe detaje mbi ndalimin e tij.
“Që më datë 21 mars jam arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kanë ardhur të më arrestojnë të armatosur deri në dhëmbë a thua se ishte Pablo Eskobari. Isha në burgun e Vaqarrit, pas një muaji jam transferuar në Burgun 313.
Katër muaj atje më janë dukur si 40 vjet për të vëtmen arsye se më mbanin kot në burg, ndërkohë që më akuzonin për gjëra që nuk kishin ndodhur gjatë protestës së Opozitës së Bashkuar. Kam qëndruar me mendjen te fëmijët e mi, te nëna ime që i kanë thyer këmbën gjatë një tubimi për të mos lejuar kryeministrin të vinte në Unazën e re. Janë dy ditëlindje të fëmijëve të mi, në vitin 2018 kur jam arrestuar për protestën para parlamentit më 22 nëntor dhe kam qëndruar në burgun e Fushë Krujës dhe unë nuk kisha pranë saj, si edhe këtë vit kur unë nuk isha pranë vajzës së vogëlë”, u shpreh Protoduari.
Protoduari gjatë intervistës ka treguar edhe për presionin që u është bërë në burg për të votuar më 30 qershor.
“Në burgun 313 kam pasur presione. Të shikonin me sy tjetër si armik si dikë që je kundërshtar i tyre. Sepse dihet në burgje ka stafe politik, nuk ka stafe të kualifikuara. Kemi pasur edhe presione për punën e votimeve. Më kërkuan kartën e identitetit gjoja për të firmosur një letër, ndërkohë që kartën e identitetit tim e kishin fotokopje të dosja ime.
Për çfarë e doni? E duam për një letër, ndërkohë që ata e donin për të votuar.Kemi pasur presione, do ju ndërpresim takimet.
10-15 ditë përpara presione që duhet të votoni. Ndërkohë që burgu 313 bashkë më të riun kanë rreth 450 të burgosur, ku vetëm 10 përqind kanë vajtur për të votuar.
Për katin ku isha unë nuk kam parë dikë të shkonte të votonte. Por bësoj që i kanë mbushur vetë kutitë. Policëve u kishin bërë preison. Nëse nuk shkonin me shenja gishti ditën e hënë u kishin thënë që rrini në shtëpi”, tha ai.
Protoduari ka folur edhe për ndjesinë e lirimit si edhe vazhdimin e protestës.
“Ndjesi e jashtëzakonshme. Takova nënën. Takova vëllain që kisha një vit që se takoja. Takova miqtë, shokë, akoma nuk kam takuar vajzat e mia. Kanë shkuar t’i marrin sepse unë jam në arrest shtëpie. Sepse unë i largova fëmijët sepse familjes po i bënin shumë presion, sepse po i vinte gjithmonë policia pranë bizneseve të mia. Dhe nuk doja që të përjetonin tmerret që po kalojmë ne.
Patjetër. Siç e thotë Basha; “S’ka më kthim pas’, vetëm ‘Rama ik’ dhe sllogani që kanë nisur tashmë Unaza e Re ‘Unaza e Re e Bashkuar ka për të fituar’. Ka kosto por ne do fitojmë”,tha Doriani.
Ai tha se protesta e Unazës së Re do të vijojë për të mbbrojtur pronat.
“Protesta vetëm sa është zmadhuar nuk zvogëlohet, Ndërkohë provokimet kanë që nga dita e parë dhe vazhdojnë akoma. Por të siguroj vetëm dicka. Lus Zotin jo vetëm unë por të gjithë, ajo ditë që do të tentojnë të ndërhyjnë në Unazë të Re të jetë sa më larg, këtë e them që te fëmija im që është 4 vjeç deri te gjyshja. Sa të qajë nëna ime, të qajë nëna e tyre. Shqipëria do bëhet do apo s’do Edi Rama”, përfundoi Protoduari.