Nga Doriana Musai
Permbytjet e qyteteve jane pasoje e shperdorimit te hapesires boshe, mbingarkeses ndertimore, ngjeshjes urbane, mungeses se infrastruktures mbeshtetese dhe keq planifikimit.
10 vjet me pare filluan te punohen planet e qyteteve qe si rezultat kane prodhuar vetem struktura mbitokesore qe garojne mes vetish se cila eshte me e larte me e bukur, ndersa ato miliona metra katror ndertim permbajne disa qindra mijera nyje sanitare qe shkarkojne ne te njejtat tubacione te 30 viteve me pare.
Nderkohe lejet e ndertimeve te reja jane rritur me 30%, dhe taksat e ndikimit ne infrastrukture ende te pallogaritura se ku perfundojne, kane gjeneruar miliona euro te ardhura per bashkite.