Doris Pack: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, pasi këtu gjithçka është e politizuar…

Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja për Shqipërinë Doris Pack foli në konferencën e prezantimit të programit të PD për arsimin, ku i pranishëm ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe pedagogë e akademikë.

Sipas politikanes së njohur europiane, shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria për të studiuar në vende të tjera pasi në Shqipëri gjithçka është e politizuar.

“Nuk e kam patur rastin deri më sot të gjendem mes kaq shumë akademikëve në Shqipëri. Mund t’ju them se kam patur shumë studentë tuajt si praktikantë në zyrën time dhe ata kanë punuar aq mirë sa tregon edhe cilësinë e punës tuaj. Sot në Shkodër takova një ish-student timin dhe ishte një mundësi e mrekullueshme për mua. Nëse një vend nuk shfrytëzon mundësitë e arsimit, ai s’bën dot hapa përpara. Universiteti duhet të punojë në mënyrë të pavarur, ata duhet të mbeten të tillë dhe asnjë palë politike s’mund tu thotë se si ta bëjnë punën e tyre.

Nëse nuk u referohemi vendeve si SHBA, Kina Japonia që kanë ivnestuar shumë në kërkimin shkenxor, ska për të pasur të ardhme. BE nuk harton politika në fushën arsimore, janë vetë vendet që I bëjnë këto, madje në Gjermani, janë landet vetë që hartojnë politikat arsimore. Por BE i ndihmon këto vende, si Shqipëria e gjetkë, për të ndihmuar të rinjtë të njohin Evropën, përmes bursave si Erasmus. E di se shumë të rinj shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, por do doja që ata të kthehen në Shqipëri dhe dijet ti vënë në jetë në vendin e tyre.

Shumë studentë që kam njohur më thonë: Po u ktheva, nuk gjej dot punë, nuk jam i angazhuar politikisht e nuk mund të punoj në administratë e as të gjej një vend pune. Fatkeqësisht sistemi në Shqipëri është komplet i politiziuar dhe është negative jo veç për arsimin, por edhe për imazhin e vendit, në mënyrë që të nxitet kthimi i të rinjve në vendin e tyre. Kjo mbetet një detyrë e qeverisë.

Githashtu qeveria duhet t’u lërë të bëni kërkimet shkencore, t’ju mbështesë financiarisht, por pa ju thënë se në cilën fushë ju duhet të hulumtoni. Vij nga Sarbruken, nga pozita gjeografike është në kufi me Francën. Dhe mund tju them se universiteti i qytetit është I lidhur me 3 shtete, Francën, Belgjikë dhe Luksemburgun. Nëpërmjet këtij partneriteti studentët kanë mundësi të studiojnë në të 3 këto vende dhe diploma është e vlefshme në të 3 këto vende”, tha në fjalën e saj Pack.

1 7

Exit mobile version