Dortmund, Mario Gotze rikthehet sezonin tjetër

Kualifikimi në UCL dhe Kupën e Gjermanisë shoqërohet me lajme të mira për Dortmundin. Mario Goetze mund të kthehet në skuadër sezonin e ardhshëm. Njoftimin e ka dhënë Hans-Joachim Watzke pas transfertës së Osnabryk, ku verdhezinjtë eliminuan Lotte-n nga Kupa e Gjermanisë.
Kampioni i botës që u diagnostikua me çrregullime në metabolizëm gjatë shkurtit, po ndjek programin e rehabilitimit. Në fillim të verës pritet të fillojë një program stërvitor të përgatitur enkas për të. Objektiv është ribashkimi me skuadrën më 18 gusht.
Ndërkohë verdhezinjtë kanë rinovuar deri më 2020 me Gonzalo Castro-n.
Mesfushori që luan sezonin e dytë në Westfalenstadion, është i vetmi në kampionat, që ka dhënë të paktën 7 asist në 4 sezonet e fundit. 29-vjeçari ka bindur drejtorin Zorc, i cili më herët ka rinovuar me Julian Weigl deri më 2021 dhe Christian Pulisic deri më 2020.
Këtë sezon Castro ka luajtur 30 nga 36 ndeshjet e Dortmund. Ka shënuar dy gola në kampionat dhe 1 në UCL. Zhvillimi i tij sportiv dhe personal ka tërhequr vëmendjen e Joachim Loew, i cili mund ta kthejë në përfaqësuese pas një mungese 10-vjeçare.

Artikulli paraprakVijon ëndrra Champions e Leicesterit
Artikulli tjetër3 dilemat e Ançelotit