Borussia e Dortmundit arrin Bajernin në krye pas një tjetër fitoreje me goleadë. Verdhezinjtë mundën me shumë lehtësi Wolfsburgun 5-1 pas një tjetër ndeshje spektakolare. Ekipi i Tuchel, që në dy ndeshjet e fundit kishte shënuar 12 gola pati sërish një fillim blic dhe në “Volkswagen Arena” ku gjeti epërsinë pas vetëm 4 minutash lojë me Gurreron.
Në të 16-ën ndeshja pothuajse u mbyll me golin e dytë të Aubameyang, që në fundjavë ishte lënë pushim nga trajneri.
Didavi u përpoq të rihapte ndeshjen për vendasit në të 53-ën, por vetëm pesë minuta më pas Dembele riktheu epërsinë e dy golave, ndërsa në të 62-ën, Aubameyang realizoi dhe golin e 4-1.
Ndeshjen e mbylli përfundimisht Piczcek që realizoi dhe golin e 5-1, duke ngjitur skuadrën e tij me pikë të barabarta me Bayernin pas kësaj fitoreje. Freiburg shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, pasi mundi 1-0 Hamburgun në shtëpi me një gol të Petersenit në minutën e 70-të.
Në këtë sfidë, ku Freiburg mori fitoren e dytë në kampionat Abrashi luajti 90 minuta për skuadrën e tij.