Doshi kundër Mark Frrokut në gjykatë

Ish-deputeti i mazhorancës Mark Frroku dhe deputeti Tom Doshi, pas shumë kohësh, do të takohen sërish në gjykatë. Prokuroria e ka thirrur deputetin e Shkodrës për të dëshmuar, në lidhje me një hotel që i ka shitur Mark Frrokut. Ky i fundit akuzohet se ka ndërtuar pa leje, por i ka mohuar akuzat.
Sipas Prokurorisë në rrugën e “Durrësit”, tek ish-hotel “Pensioni”, mbi një ndërtim ekzistues 4 katësh, janë kryer ndërtime pa leje konkretisht, shtesë anësore, një kat. Sipas Prokurorisë, Mark Frroku ka blerë disa prona të paluajtshme si truall, apartamente, njësi biznesi dhe garazhe nga shtetasi Tom Doshi, ku vlera e përgjithshme e kontratës është rreth 740.000.000 (shtatëqind e dyzetë milionë) lekë të reja.
Me anë të kësaj kontrate deputeti Mark Frroku ka blerë dhe pasurinë, e cila është një sipërfaqe trualli 314 m2. Mbi këtë sipërfaqe trualli është ndërtuar ndërtesa 4 katëshe, ish-“Hotel Pensioni”, dhe mbi këtë ndërtesë ekzistuese është shtuar edhe një kat shtesë, si dhe është bërë edhe një shtesë 1-katëshe anësore e cila është pa leje ndërtimi.
Marrëdhënia e komplikuar mes Tom Doshit dhe Mark Frrokut ende nuk është e qartë. Të dy u përfshinë në një prej skandaleve që tronditi opinionin publik, siç ishte skenari për vrasjen e Tom Doshit.

Artikulli paraprakMungon transporti, nxënësit bojkotojnë mësimin në Valare
Artikulli tjetërVrasja e 18-vjeçarit në Pogradec, policia fshehu konfliktin e ndodhur para dy muajsh