Mbahet sot në GJKKO seanca për caktimin e masës e sigurisë për 8 drejtorët e ish-drejtorët e bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D.
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.
Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.