Dosja “5D”/ Thirret në SPAK drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës

Është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Elton Kacidhja.

Sipas rburimeve për media bëhet me dije se, Kacidhja është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen në bashki. Ai konsiderohet si krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Veliajt në punët e tij të bashkisë. Gjithashtu thuhet se ai është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e mediave.

Aktualisht tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Exit mobile version