Dosja “Buka”/ Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.

Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.

Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrat e nevojshëm për këtë gjykim.

Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.

Artikulli paraprakPas vizitës në Shqipëri, Blinken mesazh për përfaqësuesit e drejtësisë: Reforma në drejtësi, thelbësore
Artikulli tjetërSekuestrohen 7.3 milionë dollarë kokainë në Ekuador, pakot me flamur shqiptar