Dosja “CEZ-DIA”, deputeti socialist Agron Çela paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Agron Cela është thirrur ditën e sotme nga SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”.

Agron Çela është thirrur në SPAK për hetimet e CEZ-DIA. Ai ka qenë më parë deputet i LSI, por kaloi nën siglën e PS. Çela, asokohe krahu i djathtë i Ilir Metës ka pasur një kompani që ka pasur marrëdhënie kontraktuale e Kastriot Ismailajn, ish-bosin e DIA-s dhe pritet të japë shpjegime për transaksionet ekonomike të kryera.

Artikulli paraprakBojkoti i rithemelimit, Shehi kundër Berishës: S’është rruga e duhur, e provuam një herë, do të dështojë
Artikulli tjetërArtan Hoxha paralajmëron Berishën: S’ka rrugë tjetër përveç ligjit, nuk shpëton nëse i mbyll derën postës