Dosja e njeriut që drejtoi Prokurorinë e Tiranës me vëllanë supertrafikant droge dhe të dënuar në Spanjë

Guxim Alimani

Një ordiner në jetë me aktivitet njerëzor e profesional të tejkriminalizuar, Petrit Fusha çuditërisht vazhdon akoma të gëzojë imunitetin e Prokurorit të kësaj Republike që po bëhet gazi i botës pikërisht nga të tillë persona.
Petrit Fusha qe lëvizja e parë që znj.Arta Marku duke u limituar në tagrin e kufizuar që i jep ligji. Por ky person i graduar në njerin nga postet më të larta të Drejtësisë shqiptare duke drejtuar Prokurorinë e Kryeqytetit, rezulton të jetë jo vetëm skandaloz në veprimtarinë e vendimet e ndërhyrjet e tij në organin e akuzës, por dhe i faktuar si i lidhur familjarisht delikte kriminale familjare e shoqërore kryesisht në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda.
Ai është vëllai dhe suporti i Sulejman Fushës kontigjent i notës së krimit. Sulejman Fusha me vendim të prerë të gjykatave të Mbretërisë së Spanjës është arrestuar dhe dënuar në Alikande të Spanjës në posedim të 52.kg heroinë dhe dënuar me 8.5 vite burgim.

Edhe sot vëllai i Prokurorit Petrit Fusha i cili për një përdorues hashashi ka shqiptuar 7 vite burgim, ndodhet i riarrestuar po në Alikande të Spanjës, këtë herë në posedim të 8 kg heroinë.Vetë Fusha, sipas të dhënave në sistemin Times, rezulton të ketë udhëtuar mbi 20 herë në Spanjë natyrisht jo me paratë e pagës pasi vetëem një natë i ka kushtuar sa një pagë mujore. Kujtojme se në një udhëtim në Gjermani me një tjetër monstër të drejtësisë, Ramadan Troci, kanë shpenzuar 4000 euro nata.
Kësaj jete sulltanore të këtij njeriu i shtohet dhe një super kompleks &resort në periferi të kryeqytetit të cilin nuk ka pranuar ta shesë as në shifren marramendëse 6.000.000 euro. Prokurores të përgjitheshme do t’i dorezoj prova të pakontestueshme të këtij “vip-i” të prokurorisë dhe të krimit të lidhjeve të tij me një eksponent të krimit i cili shërbente si sekser i tij, por dhe si shofer i ish-shefit të akuzës Adriatik Llalla.

Këto pak prova për arsye të një hetimi më të thellë besoj në çdo vend demokratik përbejnë indicie që ky njeri tëe izolohet menjëherë në mënyrë që t’i mos i bëhet e mundur arratisja si shefit të tij A.Llalla. Gjithesesi mjafton vetëm dosja”R” aferë e cila ka rrezikuar interesat e SHBA që kudo të futen këta kriminelë preversë do arrestohen e pronat kriminale të sekuestrohen.

Exit mobile version