Dosja e plotë/ Kush i lëshoi dokumentat false për pallatet që vranë njerëz në Durrës

Prokuroria e Durrësit do të kërkojë nga gjykata masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e dyshuar si përgjegjës për shembjen e ndërtesave, ku vdiqën 23 persona (vetëm në Durrës) natën e termetit të 26 nëntorit. Abc News ka siguruar dokumentin hetimor, ku duket qartë se nuk kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore, por për një papërgjeshmëri totale të punonjësve të shtetit që kanë lëshuar leje ndërtimi, leje legalizimi, për ndërtesat që i shembi termeti.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli. Dosja mban Nr.2466, dhe bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”. Deri më tani policia ka vendosur në pranga 9 persona që dalin neser në gjykatë, ndërsa 9 të tjerë jane ende në kerkim.

Personat që dolën në gjykatë

Arben Isaku, 42 vjeç, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës
Klajdi Lame, 32 vjeç, inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës
Albrend Qetka, 35 vjeç, specialist në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës
Kujtim Hasa, 53 vjeç, shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme
Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme
Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, ndërtues i “Hotel Mira Mare”
Avdulla Osmani, 61 vjeç, ndërtues “Hotel Tropikal”
Defrim Celami, 44 vjeç, specialist i ALUIZNI-t
Nevjana Isufi, 45 vjeçe, pronare e një studio projektimi

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo mos kryerjes së detyrës nga inxhinieret projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera ne kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet në dosjen e prokurorisë që ka siguruar abcnews.al

DOSJA E PLOTE

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave përgjegjës janë nxjerrë urdhrat e ndalimit bazuar në nenin 253 te K.Pr.Penale. Urdhërat e ndalimit ndaj shtetasve të sipërpërmendur janë lëshuar pasi ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje, Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Shpërdorimit te detyrës, dhe Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuara nga nenet 76, 79/dh, 248, 186/3 të Kodit Penal.

Me konkretisht:

a)Nga veprimet e disa ndërtuesve formal dhe informal të objekteve te ndërtuara në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit, ka ardhur si pasojë vdekja e disa personave banorë të këtyre ndërtesave, apo ne një rast tjetër nga ana e nëpunësit publik te ngarkuar me detyrën e administrimit dhe mirëmbajtjes të një objekti është lejuar strehimin në këtë objekt i një punonjësi te Ministrisë së Brendshme, pavarësisht se objekti ishte deklaruar si i pa shfrytëzueshëm nga ana e ekspertëve të fushës, duke sjellë si pasojë vdekjen e këtij të fundit.

Personat e mësipërm kanë konsumuar ne këtë mënyrë elementët e veprës penale“Vrasjes me dashje” apo “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 76, 79 germa “dh” të Kodit Penal

  1. b) Nga ana e funksionarëve publikë të zyrës sëAluizni-t Durrës janë kryer veprime në kundërshtim me Ligjin nr.9482 datë 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, në lidhje me legalizimin e objekteve pa u plotësuar kushtet tekniko-ligjore duke sjelle pasoja ne jetën e njerëzve.

c)b) Nga ana e funksionarëve publikë të zyrës sëI.M.T.Bashkia Durrës janë kryer veprime në kundërshtim me Ligjin nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” ( i ndryshuar), në lidhje me lejimin e ndërtimit te objekteve në kundërshtim me ligjin.

  1. d) Gjithashtu objekt i hetimeve kanë qenë edhe veprimet e kryera nga ana e subjekteve private, projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues te ndërtimeve me leje dhe pa leje të cilët dyshohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit. Ndërkohe nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se një pjesë e ndërtimeve janë kryer vite më parë, duke bërë të pamundur ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me subjekteve e këtyre veprave për shkak të afateve të parashkrimit të ndjekjes penale si dhe për shkak se nj epjes e këtyre te dyshuarve nuk jetojnë.

I-Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Miramare, lagjia nr.13,Durrës.

Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur nje objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti 2005 dhe per te cilin ishte plotësuar formulari i vet deklarimet ne vitin 2005 dhe nje formularë tjetër ne vitin 2006, i legalizuar ne vitin 2018.

Nga shembja e objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13, Plazh Durrës, edhe si pasojë e lëkundjeve te tërmetit gjetën vdekjen shtetasitSotiraqVangjelMisha dhe Evjola Bajram Broshka.

Nga ana e policisë gjyqësore janë administruar pranë A.SH.K Durrës praktikateAluizni-t qe ka shërbyer per legalizim e objektit dhe sekuestrimin e praktikes se ZVRPP Durrës ne lidhje me pronën ne emër te shtetasit RruzhdiXheka.

Nga verifikimi i dosjes se Aluizni-t dhe asaj te regjistrimit rezulton se u gjenden dokumente e renditura si me poshtë vijon: (te marra ne cilësinë e provës materiale tek te cilat vërehen disa parregullsi në to)
• Formulari i Vetë deklarimit Nr. 1564 datë 03.03.2005, firmosur nga pronari objektit RruzhdiXheka.
• Vetë deklarim për legalizimin e objektit nr. 3439 datë 12.09.2006, ku në të është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 20.09.1998. Firmosur nga pronari objektit Ruzhdi Xheka.

Mbështetur ne te dhënat e sipër përmendura ka rezultuar se nga ana e personave që kryejnë funksione publike, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Gjithashtu, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasitSotiraqVangjelMisha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:

1-Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e nje objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit per sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 ketesh, nuk është mbajtur asnje libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.

Edhe akti teknik i nevojshme per legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë eshtenje akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit!

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit RruxhdiXheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi RruzhdiXheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

2-Arben Isaku ne cilesin e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi,pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte nje akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne pallatin nr.1032 rr. “Bashkimi” Durrës.

Në lagjen nr.6 është shembur njepallat 6 katesh i cili mbante numrin 1032 ne Rrugen “Bashkimi” Durrës, ku kanë humbur jetë shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana. Nga dëshmitë e para të personave që kane dijeni për veprën penale, nga administrimi i dokumenteve prove materiale, nga këqyrja e vendit te ngjarjes, nga këqyrja e pamjeve filmike te transmetuara nga mediat vizive rezulton se pallati me nr 1032 ka qene pallat 6 katesh i cili është shembur në dy katet e pare dhe vazhdonte te qëndronte si bllok nga kati i trete (rrafsh me sipërfaqen e tokës) dhe lart, si dhe ky pallat ka komplet pjesën e shkallës të shembura.

Nga deklarimet e pare rezulton se na katin e pare ka qene nje lokal i ndërtuar vitet e fundit dhe qe quhet Baron’s bar me pronar shtetasi Artur Terziu.

Nga ana e policisë gjyqësore janë administruar pranë A.SH.K DurrëspraktikateAluizni-t qe ka shërbyerper legalizim te shtetas anesore 26m2 te këtij lokali ne emër te shtetasit Artur dhe Anisa Terziu, dhe sekuestrimi i praktikes se ZVRPP Durrës ne lidhje me pronën (apartament) te shtetasve Artur Terziu. (gjithashtu jane sekuestruar dhe praktika te banoreve te tjerë te këtij pallati 1032).

Nga verifikimi i dosjes se Aluizni-t përshtesën e kryer nga shtetasi ArturTerziu rezulton te ketëkëtodokumente si me poshtë: (ne cilësinë e provës materiale tek te cilat vërehen disa parregullsi në to)

Duke analizuar dokumentacionin, faktet dhe provat e administruar rezulton se :

Pallati nr 1032 i ndërtuar ne vitin 1988-1989 dhe para 4 vitesh struktura e katit te pare te ketij pallatit ka pësuar ndryshime si pasoje e ndërtimit te lokal Barons te përshkruar me siper. Pasi shtetasi Artur Terziu ja ka blere apartamentin e katit te pare te pallatit nga shtetasi Naum Bregu me date 25.06.2014 (sipas kontrates).

Nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosjen e ALUIZNIT rezulton se deklaratënperpërfshirjen ne procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe ose shtesës ose ndërtimit me leje shtetasi Artur Bajram Tereziu ka deklaruar, se ndërtimiështë ngritur ne vitin 2009. Me date 26.09.2019 shtetasi Artur Terziu është proceduar ne gjendje te lire perndërtim pa ligjshëmpikërisht ne katin e pare te këtij pallati (njëkohësishtjanëdërguar edhe autorizimi nr 4928 prot date 18.08.2014 qe bashkia Durrës e autorizon shtetasin Artur Terziu per te bere punime përmirëmbajtje e apartamentit Brenda afatit 3 mujor si dhe njëkohësisht me shkrese nr 4929 date 18.08.2014 i drejtohet Kryeinspektor Artur Cela ne insperktoriatinNdërtimore Urbanistik te BashkisëDurrës qe te shihet me rigorozitet zbatimi i afateve kohore te punimeve qe po behet nga ana e shtetasit Artur dhe Anisa Terziu dhe mos dalja jashtëpërcaktimeve te ligjit 110/2013 pika 2 nenit 70/33 per punime permirembajtje). Nga kqyrja e marrja te dhënave ne internet ka rezultuar se Baron’s bar ka qene funksionale dhe ne gjendje pune qe ne vitin 2015 (te publikuara nga Barons Bar ne aplikacionin instagram).

Nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara ne funksion te këtij procedimi penal, rezulton se:

Duke analizuar te dhënat e mësipërme rezulton se objekti pallati 1032 eshte rrezuar si pasoje e punimet ne katin e pare pasi dhe vete shtetasi Artur Terziu pranon te ketë hequr mure kryesore mbajtëse dhe duke i zëvendësuar ato mevetrata xhami. Ai ka marre leje per rregullimin e shtëpisë dhe njëkohësisht e ka kthyer ambientin e apartamentit ne njësi shërbimi ( lokali) duke shtuar dhe future si shtese edhe 26m2te ambienteve publike. Ky arsyetim bazohet ne faktin se pallati është shembur vertikalisht ne dy katet e pare ne te cilat është cenuar qëndrueshmëria si pasoje e heqjeve te mureve mbajtëseper rregullimin e këtij lokali, ku nga tërmetiidatës 26.11.2019 është shembur dy katet e para dhe pjesa e shkalleve për pasoje ka sjelle vdekjen e shtetasve Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:

1-Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës nuk ka ndjekur dhe konstatuar punimet për ndërtimin e paligjshëm të kryera nga shtetasi Artur Terziu, i cili më parë kishte marrë një autorizim të datës 18.08.2014, për të kryer punime mirëmbajtje të apartamentit. Për këto veprime dyshohet se shtetasi Klajdi Lame, me detyrë Inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal për te cilën është urdhëruar ndalimi i tij ne datën 14.12.2019.

2- Albrend Qetka si njeri prej personave që kryen funksione publike, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, ka kryer veprime për të legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Ne deklarimin e tij ky shtetas ka sqaruar se:Në vitin 2016 ka qene specialist matje ne terren dega Aluiznit Shijak dhe sqaron se pasi printohet planimetria dixhitale është e detyrueshme qe te nënshkruhet nga njeri nga dy specialisti qe ka bere matjet ne terren ne vendin përkatës “përditësoi”. Duke pare praktiken e ZRVPP pikërisht planimetrinedixhitale të katit përdhe te shtesës 26m2 ai sqaron se ka qen ai për te bere matjet ne atë vend përderisa është nënshkruar nga vete ai ne këtë planimetri por nuk mban mend se me ke ka qene për te bere matjet te ky objekt. Ndërkohë qe skica e matjeve ne terren siç përmendet me sipër është ne emer te dy personave te tjerë!

3- Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik, dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Ai ka sqaruar se, nuk ka dijeni se si eshte lidhur me shtetasin Artur Terziu por mban mend se kishte bere diçka te vogël, pikërisht nje akt ekspertimi por ai vete nuk i thoshte dot akt ekspertimi por nje vete deklarim për punimet te bere nga ana e tyre dhe e nënshkruar nga ana e tij si ekspert teknik. Për ketë ai mban mend se ka ardhur ne Durrës pasi e kan sjelle po te lokali ku ishte dhe ka marr disa te dhëna me shkrim dhe me pas është larguar nga aty dhe ka bere ketë akt ekspertimi dhe pas disa ditësh ka takuar dike ne Tirane (nuk mban mend) dhe ja ka dhëne aktin. Për ketë shërbim ai sqaron se nuk ka marre asnjë lek.

III- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Tropikal, lagjia nr.13,Durrës.

1-Avdulla Osmani ka ndërtuar nje Objekti Hotel “Tropikal”, ndodhet në lagjen 13 Plazh, Bashkia Durrës, , objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banes, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “DuleShpk”.

Si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar (dy vëllezër, vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi), si dhe kane pesuar dëmtime te renda pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës Tirane, ish spitali ushtarake.

Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe legalizimit, projekti është bere mbas realizimit te ndërtimit sipas nenit 77 te ligjit nr 8405 date 17.09.1998 dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje njevërtetim sikur ndërtimiështë bere ne vitin 1994 ndërsaper efekt te legalizimit janembajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006.

Si subjekte për ndërtimin e objektit shtetasi Avdulla Osmani ka bere nje akt marrëveshje me Subjektin “ED-GEST” por ndërtimi, por objekti nuk ështëndërtuar nga ky subjekt, megjithëse pranohet nënshkrimi i marrëveshjen me investitorin per te ndërtuar objektin.

Akti i kolaudimitështë ivetëm nga ana sipërfaqësore, akt i cili është i domosdoshëmper aplikimin e investitorit per te marre lejen dhe jo per kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qëndrueshmërinë.

Nga ana e ndërtuesit njëkohësisht edhe investitori i cili ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuarhapësirën ligjore e ka legalizuar objektin dhe pas saj sërish ka kryer ndërtim shtese për te cilin ka aplikuar për leje legalizim por nje kat shtese por i cili nuk është legalizuar.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte një objekt me lartësi me 5 kate dhe me pas edhe nje kat shtese per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës përderisa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi me profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin e baneses dhe planvendosjes se saj .E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.

Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.

VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine “Shtepia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme, lagjia nr.13,Durrës.

Ne Objektin e emërtuar “Kavalishenca” i cili ndodhet në lagjen nr. 13, Durrës, rezulton se është ndërtuar me leje ndërtimi një pjesë e ndërtimit gjatë viteve 2007-2008, ku si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka pësuar vdekjen shtetasi Bajram Hajdarmetaj.

Ne funksion te hetimeve eshte verifikuar dhe marre ne institucionet ASHK, ALUIZN, BASHKI, TATIME, IKMT/IMT, Këshill Qarku , Njësitë administrative, dokumente dhe prova që lidhen me objektin i cili eshte shkatërruar dhe ka dale jashtëfunksionit.Ne funksion të hetimeve të këtij procedimi penal jane marre dhe administruar provat si vijon:

Pas administrimit te Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019 ka rezultuar se ne daten 26.09.2019 ka ardhur ne SHP ( Kavalishence) nje grup inxhinjeresh i perbere nga kater persona te Bashkise Durres dhe pasi eshte hapur godina Hoteli Ri (nr,4) se bashku me kater inxhinjeret eshte bere inspektimi i te gjithe ambjenteve nga kati i pare deri ne katin e peste.

Ku ata kane pare kollonat me vemendje te vecante, kollonat mbajtese ,muraturen hapesirat e ndryshme dhe te gjitha ambjentet qe dispononte godina. Pasi ata kane bere inspektimin e tyre kane bere nje raporti i dates 26.09.2019, me titull “Akti konstatimit te situates pas termetit” , nga ana e inxhinjereve ata kane bere raport duke konkluduar se aktualisht ambientet janë të pashfrytezueshem.

Nga ana e eksperteve i eshte sugjeruar drejtorit si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.

1-Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Kujtim Hasa, në cilësinë e Shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i cili kishte dijeni për konstatimin e eksperteve se duhej marre masa provizore e mosqendrimit ne ambientet e Shtëpisë se Pushimit për shkak tëdëmtimit qe kishte shkaktuar tërmeti i datës 21.09.2019, është lejuar hyrja dhe qëndrimi në këto ambiente i shtetasve te ndryshëm.

Nga lejimi i strehimit në ambientet e Shtëpisë së Pushimit edhe per shkak te lekundejeve te termetiti te datës 26.11.2019 në objektin për te cilin nga ana e inxhiniereve dhe arkitekteve ishte rekomanduar mos përdorimi i tij,kaardhur si pasojë vdekja e shtetasit Bujar Hajdarmataj, duke kryer në këtë mënyrë elementët e veprës penale“Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarit Kujtim Hasa.

Shtetasi Kujtim Hasa më dashje indirekte ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë nisur nga informacioni qe kishte, nuk e ka dëshiruar ate por ka lejuar qe pasoja te vije, duke lejuar frekuentimin e ambienteve te Shtepise se Pushimit gjatgjith kohës pas termetit te datës 21.09.2019, duke ardhur ne datën 26.11.2019 pasoja ne humbjen e jetës se shtetasit Bajram Hajdarmetaj.

2-Nderkohe shtetasi Ahmet Doda, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa drejtuese dhe organizative per nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga nga ana e inxhinierëve te BashkiseDurres, duke sugjeruar si mase provizore permosqendrimin ne keto ambiente.

Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit tëSherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.
Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

****

Nisur nga sa me sipër me veprimet dhe mos veprimet e kundra ligjshme te kryera nga ana e personave te sipër përmendur, rezulton se nga ana e tyre jane kryer veprat penale te dyshuara per secilin sipas parashikimit te sipër përmendur.

Nisur nga fakti se veprat penale te kryera prej tyre paraqesin rrezikshmëri te larte shoqërore dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet e parashikuara nga neni 253 i K.pr.penale, është urdhëruar ndalimi. Per këto asrye bazuar ne enët 253,258,259 te K.Pr.penale nga ana e Gjykatës duhet te vlerësohen te ligjshme këto ndalime.

Gjithashtu nisur nga fakti se është e nevojshme kryerja e veprimeve te tjera hetimore ne funksion te procedimit penal dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228,229,230 te K.Pr.penale, eshte e nevojshme caktimi i masave te sigurimit ne ngarkim te personave te ndaluar.

  1. Vepra penale e kryer nga sejcili indaluarit , paraqet rrezikshmëri shoqërore,
    2. Për shkak se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ana e autorëve të veprës penale janë të tilla të cilat përligjin caktimin e një mase sigurimi ndaj tyre,
    3. Në ngarkim të ndaluarve ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale.
    4. Në rastin konkret ndaj të ndaluarve nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.
    5. Duke mbajtur parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.
  2. Duke mbajtur parasysh se masa duhet të jetë në raport të drejtëme rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete, te cilat janë vepra te renda (“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikuara nga nenet 79 germa “dh”, 199/a/3 dhe 248,186/3 i Kodit Penal ) tecilat parashikon dënimme burgim dhe me minimum e maksimum të lartë.
    7. Nisur nga fakti se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provave si dhe mbledhjen e tyre.
    8. Nisur nga fakti se lidhur me të dyshuarit ekziston rreziku që ata të të largohen e ti fshihen hetimit ( disa bashkautorë janë larguar e fshehur hetimit) ;9. Nisur nga fakti se për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tëdyshuarve ka rrezik që sejcili prej tyre të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohen, etj.
    Për sa më sipër nisur nga fakti se është e nevojshme vleftësimi i ligjshëm i ndalimit dhe është nevojshme caktimi i një mase sigurimiper secilin te ndaluar, mbështetur në nenet 253/1,258,259,228,229,230,244 te K.Pr.Penale.

K E R K O J:
1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Arben Isaku, i biri i Bashkim dhe i Fatime, i datëlindjes 14.12.1977, lindur dhe banues Lagjen nr.6, Rruga “Bashkimi” Durrës me detyrë Zv. Drejtor i ASHK Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor veprës penale të “Shpërdormi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin.

Rruzh diXheka, i biri i Ismail dhe i Shkurte, i datëlindjes 29.05.1940, lindur në Dibër dhe banues Lagjen nr. 13, Plazh, Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.
3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin

Klajdi Lame, i biri i Sabriu dhe i Makbule, i datëlindjes 01.04.1987, lindur dhe banues në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
4. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin.

Albrend Qetka, i biri i Isuf dhe i Selbë, i datëlindjes 07.07.1984, lindur dhe banues në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
5. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Defrim Celami, i biri i Kadri dhe i Aishe, i datëlindjes 29.06.19810.02.19675, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
6. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penaleper shtetasen:

Nevjana Isufi, e bija e Hysenit dhe e Fatime, e datëlindjes 27.08.1974, lindur dhe banuese në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.
7. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Kujtim Hasa, i biri i Asllan dhe i Feride, i datëlindjes 06.02.1966, lindur dhe banues në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal.
8. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Ahmet Doda, i biri i Hazis dhe i Emine, i datëlindjes 14.03.1967, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
9. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Avdulla Osmani, i biri i Rustem dhe i Ilma, i datëlindjes 28.11.1958, lindur dhe banues në Durrës,me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

PROKURORËT

Edmond KOLOSHI/Pali DEÇOLLI/Madrid KULLOLLI

Artikulli paraprak“Der Standard”: Rama ligj të ri për kontrollin e mediave, liria e fjalës në rrezik!
Artikulli tjetërEurodeputeti kundër ligjit “anti-shpifje”: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE!