Dosja e SPAK: Ja si “Fusha Shpk” me aksioner Shkëlqim Fushën përfitoi leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë në kohë të ndryshme

Një tjetër biznesmen për të cilin SPAK ka vendosur masën detyrim paraqitje është edhe Shkëlqim Fusha.  Pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Fusha Shpk’. Edhe kjo një kompani e lidhur ngushtësisht me punët publike gjatë periudhës së drejtimit të bashkisë përgjatë tri mandateve nga Erion Veliaj.

Madje për biznesmenin Fusha u tentua të bëhej dhe një ligj klienelist për të për t’i falur tokë tek Teatri Kombëtar, ndërtesë u rrafshua pavarësisht kundërshtimit të aktorëve. Veliaj sipas SPAK ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, që do të ndërtohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ e biznesmenit SHkëlqim Fusha. Por ku edhe këtu del në skenë një nga OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e z. Veliaj.

E cila nëpërmjet kësaj OJF-je, kryen transaksione të çuditshme bankare, të cilat SPAK thotë se janë përfitime të ardhura nga klientelizmi i bashkëshortit të saj me administratorin e kompanisë ‘Fusha’ SHPK.

Nga aktet e administruara pranë Bashkisë Tiranë, rezulton e provuar se ‘Fusha’ Shpk, me aksioner biznesmenin Shkëlqim Fusha ka përfituar leje ndërtimi nga kjo bashki në kohë të ndryshme.  Në një nga këto raste Erion Veliaj ka firmosur leje për një shtëpi në Yrshek që do ta ndërtonte kompania ‘Fusha’ shpk.

Pas marrjes se lejes, kompania ‘Fusha’ shpk, kalon një shumë të konsiderueshme parash në llogarinë e dy avokateve, lidhje të afërta të Ajola Xoxës dhe ata e kalojnë gjysmën e parave në llogarinë e ‘Harabel’.

Po sipas SPAK një pjesë e konsiderueshme e financimeve të kryera për qendrën ‘Harabel’ që siç thamë zotërohet nga Ajola Xoxa, kryesisht sponsorizime nga subjekte të cilët lidhen në një formë apo me një tjetër me bashkinë e Tiranës, përdoren për pagesat e qirave të Ajola Xoxes.

Po kështu edhe si likujdime të faturave për shërbime të kryera nga shoqëritë e familjarëve të saj.

Por këto mesa duket nuk janë të vetmit biznesmenë me të cilët çifti Veliaj-Xoxa, ka bashkëpunuar në këto afera korruptive.

Gjë të cilën e kanë bërë po nëpërmjet OJF-ve të ngritura nga zonja Xoxa.

Siç janë edhe rastet e disa kompanive të tjera ndërtimit.

Shoqëria ‘NAN Gallery’ ka rezultuar se financohet nga kompani dhe individë të cilët kanë marrë fonde të drejtpërdrejta ose në mënyrë të tërthortë nga Bashkia e Tiranës.

Dy OJF të tjera të ngritura dhe të kontrolluara po nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, janë edhe ‘Nan Gallery’ dhe ‘Muza’.

Ku edhe këtu sipas SPAK, paratë e disa aktiviteteve kulturore thuhet se janë siguruar nga fondet publike të Bashkisë Tiranë.

Që kanë shkuar nëpërmjet firmës së titullarit të saj zotit Veliaj, në xhepat e bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa.

‘Nan Gallery’ e kontrolluar nga Ajola Xoxa financohet nga një OJF e quajtur ‘Frobolous’ e cila ka organizuar nje event me fondet publike të financuara prej Bashkisë Tiranë, konkretisht nga Ergys Krisiko, person i afërt i Ajola Xoxës dhe Qendrës ‘Harabel’.

Qendra ‘Muza’ e themeluar nga Erald Simixhiu familjar i Ajola Xoxës, por që kontrollohet nga kjo e fundit, ka organizuar një event, fondet për të cilin janë siguruar nga Bashkia Tiranë.

Më pas këto fonde janë shpërndarë te Linda Kazani, familjare e Ajola Xoxës dhe te shoqëria tregtare ‘Arts LAB’ në pronësi të Erald Simixhiut, por që është në pronësi faktike të Ajola Xoxës.

Kjo lidhje zinxhir mesa duket vazhdon edhe me shoqëritë e tjera në pronësi të Ajola Xoxës.

Siç është ajo ligjore ‘Partner Laë’, po në pronësi të bashkëshortes së kryebashkiakut.

Shoqëri e cila del se ka kryer pagesa për shtetasen Adela Kondakçiu për shërbime si ekonomiste, për shoqëri që në fakt janë të lidhura me vetë Ajola Xoxan.

OJF FROBOLOUS ka kryer një aktivitet dhe fondet për eventin janë siguruar nga Bashkia e Tiranës.

Më pas këto fonde janë shpërndarë te kompanitë në pronësi të familjarëve dhe të afërmve të Ajola Xoxës./NeShenjester

Exit mobile version