Dosja e spiunit të detit me 439 faqe, Berisha jep të dhënat e reja për lidhjet e ndrikullës së Ramës

Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama ka angazhuar këto ditë të gjithë papagajtë e tij në administratë, media dhe Parlament për të mbrojtur me çdo çmim kryenegociatorin e tij të akuzuar për spiunazh për marrëveshjen e detit, me të cilën i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit të Jonit dhe Mesdheut.
Kështu, sot, në mbrojtje të spiunit Meçollari të larguar nga Ushtria për spiunlliqet e tij, Rama urdhëroi nëKomisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare ndrikull Xhaçkën të betohej dhe stërbetohej për integritetin e Artur Meçollarit, të akuzuar për spiunazh nga Agjensia e Shërbimit Informativ të Forcave të Armatosura mbi bazën e një dosje përgjimesh, survejimesh të autorizuara nga Prokuroria e shtetit prej 439 faqesh, por edhe për përjashtimin e tij nga shkolla e Marinës një vit për vjedhje, siç doli në Komision.
Për çështjen e parë ndrikulla ministre bëri be e rrufe se Arturi, ndonëse i gjurmuar, regjistruar, survejuar për lidhje të dokumentuara me agjensi të huaja zbulimi, po sulmohej se nuk kishte lejuar dhënien e Bishtpallës për miqtë dhe familjarët e ish-kryeministrit.
Me këtë rast i them kësaj ndrikulle që midis veseve të saj, shpifjen e ka vesin më të vogël, se është një skllave e të shkuarës për shkak të të cilës keqshfrytëzohet nga Rama në mënyrë mjerane për një trillim të ulët, në të cilin ajo flet pa emra nga frika e drejtësisë, sepse e di se po keqpërdoret nga Rama dhe vetëm për llogari të vëlla Olsit!

Kurse përsa i përket përjashtimit për vjedhje të Meçollarit nga Akademia e Marinës, ndrikull Xhaçka justifikoi aktin duke thënë se Meçollariështë përjashtuar për vjedhjen e një batanije.
Këtu në fakt, ndrikulla, që pajis me liçencë noterie në kundërshtim flagrant me ligjin mami Xhaçkën, kishte shumë të drejtë.
Kjo sepse një apo tre batanije vërtet janë hiç gjë krahasuar me miliardat që vodhi vjehrra e saj e parë, Shemsie Kadrija shqiptarëve, duke patur për ndihmëse nuse Oltën, e cila ndër të tjera ndërtoi një vile trekatëshe me ato para për të jetuar me princin e saj.
Me këtë rast i them Edi Ramës se loja me spiunë për të shitur pasuritë kombëtare përrallore do të hedhë atë dhe çakejtë e tij aty ku e kanë vendin, në kazanin e plehrave të historisë! sb

Exit mobile version