DOSJA/ Gënjeu sërish, pse? GJKKO rrëzon alibinë e Veliajt se ka qenë në Qerret për fushatë: Te vilat ka shkuar 83 herë në 2023-n, edhe pas 14 majit. 356 herë në 2024-n

Kreu i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit, ka reaguar sërish në lidhje me hetimet ndaj tij për korrupsion dhe pastrim parash, duke u munduar të sqarojë se pse telefoni i tij ka lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajës, gjatë muajve prill-maj 2023.

Edhe pse dosja e Veliajt me qindra faqe duket e kopsitur sipas specialistëve të pavarur sërish Veliaj duke sulmuar ‘kolegun’ e tij në SPAK mundohet të bishtnojë dhe të paraqitet si një viktimë.

Sipas “hajdutit” ende të dyshuar Erion Veliaj, kjo ka ndodhur sepse gjatë vitit 2023 ka drejtuar fushatën politike të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.

“Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS”, thotë Veliaj.

Kështu ai mundohet të heqë fajësinë e tij për vilën në Qerret.

Themi kështu, pasi dosja e GJKKO-së që bindi trupën e gjykatës për t’i vënë prangat Veliajt e rrëzon këtë pretendim të qëllimshëm të Veliajt, i cili siç e thamë më lart po përpiqet ta nxjerrë veten si viktimë në gjithë këtë ngjarje.

Konkretisht, mjafton të shikohen faqet 51-52-53 dhe të kuptohet se justifikimi i Veliajt është i pavlefshëm, pasi në këto tre faqe thuhet se Erion Veliaj ka qenë në Qerret jovetëm gjatë muajve që përkojnë periudhën e fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, por edhe gjatë muajve qershor, korrik, shtator të vitit 2023

DOSJA/ Gënjeu sërish, pse? GJKKO rrëzon alibinë e Veliajt se

Raportimi per vitin 2023

Dhe nëse Veliaj pretendon se atje ka shkuar si drejtues politik i PS-së, atëherë pse nuk thotë Erion Veliaj se çfarë ka dashur  në Qerret gjatë muajve të verës, kohë kur zgjedhjet kishin përfunduar dhe nuk kishte asnjë fushatë elektorale në ato zona gjatë këtyre muajve.

Por më e rëndë bëhet situata, ku në dosje thuhet se nga data 25 janar 2024 deri në 7 tetor 2024, nga gjurmimi i sinjalit të telefonit të tij, ai është shfaqur në Qerret plot 356 herë.

DOSJA/ Gënjeu sërish, pse? GJKKO rrëzon alibinë e Veliajt se

Raportimi per vitin 2024

Kjo rrëzon alibinë e paskrupullt të Erion Veliajt, i cili pretendon se është SPAK-u që po e bën pronar të vilave në resortin “Qerreti Beach”, në një kohë që ai ato vila, po sipas dosjes hetimore i ka përfituar në mënyrë “të dyshimtë” korruptive përmes lidhjes së tij me biznesmenin Gentian Sula./OraNews

Artikulli paraprakBashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
Artikulli tjetër“Ç’është liria”, rrëfimi i shkrimtarit Visar Zhiti pas nderimit në Amerikë: Shqipëria ecën duke pasur në krye më shumë nga ata që ishin kundër saj