Dosja “Gërdeci”/ GJKKO urdhëron policinë të gjejë sekretaren e ish-ministrit Bumçi! Çfarë ndodhi sot në gjyq, letërsi në SHBA për marrjen në pyetje të…

GJKKO ka urdhëruar policinë të gjejë ish-sekretaren e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, Anjola Agolli, e cila është dëshmitare në procesin Gërdeci.

Ajo është dëshmitare lidhur me mbishkrimin për Shkëlzen Berishën, shkresë që ka dalë nga zyra e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletethirrjes për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Gjatë procesit të sotëm gjyqësor, GJKKO informoi se Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë një letër porosie në SHBA për marrjen e një dëshmitari në pyetje.

Exit mobile version