Një apartament i regjistruar në emër të Artan Lames, që ndodhet në një godinë 3 katëshe, e cila është ndërtuar pa lejë në zonën e Qerretit të Kavajës, është bërë shkak i depozitimit të një dosje voluminoze në prokurorinë e posaçme SPAK.
Çështja kundër Lames, është futur brenda zyrave të BKH në një periudhë kur SPAK ka vënë përpara me hetime konkrete tre bashkiakë të Himarës, si Alfred Belerin, Jorgo Goron dhe se fundmi Arqile Bollanon.
Nga burime pranë SPAK bëhet e ditur se ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është kallëzuar për 5 akuza, duke filluar nga “Shpërdorimi i detyrës”, “korrupsioni pasiv i funksionarit të lartë shtetëror”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Refuzimi për deklarimin e pasurisë” dhe “Ndërtimi pa lejë”.
Denoncimi është bërë nga 76-vjeçaria nga Dhërmiu, Androniqi Koka, e cila katër ditë më parë ju drejtua zyrave të SPAK, me një kallëzim kundër Artan Lames dhe disa zyrtarëve të tjerë të ALUIZNI-t dhe ASHK-së në Vlorë, duke pretenduar se personat e denoncuar kanë vepruar si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Përmes këtij kallëzimi kërkohet që SPAK të verifikojë përgjegjësisë i një sërë veprimesh të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të Vlorës, të cilët kanë mbyllur çështjen.
Lames i janë zbuluar mbi 15 pasuri të ndryshme në Tiranë dhe zona bregdetare, të cilat janë Troje, Llogari bankare, Automjet dhe apartamente në Tiranë dhe zona bregdetare.
Mes 15 pasurive, që tashmë do merren në verifikim nga SPAK, në njërën prej tyre është një apartament me sipërfaqe totale prej 108.94 m2, i cili rezulton të jetë ndërtuar pa lejë në kohën kur Lame ka qenë drejtor legalizimeve dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi.
Leja e legalizimit e datës 3 shkurt 2015 mban Nr.700261 dhe në lidhje me këtë fakt në kallëzim, i kërkohet SPAK që përveçse të hetojnë faktin se si është krijuar kjo pasuri, me çfarë të ardhurash financiare, por të hetohet edhe fakti penal i ndërtimit pa leje.
“…Artan Lame ka ndërtuar pa leje në tokën “SHTET” dhe më pas e ka legalizuar po vetë, në vitin 2015 e vërtetuar kjo plotësisht me kartelën e pasurisë në emër të këtij shtetasi. Fakti i ndërtimit pa lejë përbën vepër e kryer nga funksionari i lartë shtetëror dhe si e tillë duhet të hetohet nga SPAK…”-thuhet në dosjen voluminoze.
Ndër të tjera në kallëzim evidentohet fakti se Lame ka “Shpërdoruar detyrën” dhe ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” në kohën kur ka qenë drejtor i përgjithshëm i ASHK-së.
Në dosje thuhet se Lame është i implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në tjetërsimin e një hoteli në Dhërmi të Himarës. Artan Lame ka qenë aktor kryesor në tjetërsimin e 12 objekteve, mbi këtë sipërfaqe toke.
Përveç ish-kreut të kadastrës Artan Lame të kallëzuar për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga Grupi i Strukturuar Kriminal” janë kallëzuar Ardian Musta, ish-kreu i ALUIZNI Në Vlorë, Adiseldo Rrapaj punonjës i ALUIZNI-t në Vlorë, Helidon Gjikoka përfituesi i paligjshëm i pronës dhe 12 objekteve në kompleksin e ndërtuar në Dhërmi.
Ariton Kasaj me detyrë jurist, Enida Bukuroshi, Jonida Hallvaxhiu, Denis Metaj, Erdet Mandi, Arbër Jaupaj, Mimoza Rushani, Krupskaja Gjika, Andi Haxhiaj, Ermal Mahilaj, Vezir Gjikoka, Polikson Halilaj me detyrë IT- pranë ASHK Vlorë, Mandi Jaho specialist pranë ASHK Vlorë, Klesta Koçi, Erion Zoto në cilësinë e drejtorit të auditit ASHK Vlorë dhe Klajdi Celiku, kanë vepruar si grup kriminal duke kryer veprime të njëpasnjëshme në dëm të kallëzueses Androniqi Koka, të cilës i kanë tjetërsuar pronën.
Sipas provave të paraqitura në SPAK thuhet se provohet që i personat e kallëzuar të kenë kryer veprime në kuadër të Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Pasi ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, e provuar njohja midis Adiseldo Rrapaj, Helidon Gjikoka dhe Ariton Kasaj me deklarimet e dhëna nga Ariton Kasaj në video-përgjim, ku provohet se Adiseldo Rrapaj thotë se: ”…e kemi me dokumente moj gocë hidhu pupthi ti nuk ke se çfarë na bënë…”. Kjo video është regjistruar në pronën që është vjedhur.
Lindin dyshime se Adiseldo Rrapaj është përfitues faktik i kësaj prone e marrë nëpërmjet mashtrimit, kjo për faktin se ai thotë se:“…e kemi me dokumente…” që do të thotë se dhe ai ka pjesë takuese në këtë kompleks dhe përderisa ai ka përfituar nga ky kompleks pasuri dhe nga ana tjetër ka legalizuar praktikën me dokumente të falsifikuar, padyshim që kemi të bëjmë me dyshime të arsyeshme për veprën penale të korrupsionit.
Këta shtetas kanë në mënyrë të organizuar dhe me role të posaçme. Dhe organiziatori i veprës penale është shetasi Adiseldo Rrapaj, përfitues në mënyrë faktike të pronës në bashkpunim me Helidon Gjikoka.
Lista e pasurive të Artan Lames:
1. Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisi: 141/3 , Sipirfaqja Totale 692 m2, (Nga të Cilat Truall 692 m2; Ndërtesë 107 m2).
2. Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Sipërfaqja Totale 108.94 m2, kjo pasuri është ndërtuar pa leje në kohën kur Lame ka qënë drejtor legalsizimesh dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi me Leje legalizimi , Nr. 700261 , DatÎ: 03/02/2015.
3. TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/45 , Sipërfaqja Totale 1477 m2, (Nga të Cilat Truall 1477 m2; Ndërtesë1064.2 m2)
4. Lloji i Pasurisë ARE , Nr. i Pasurisë: 141/2 , Sipërfaqja Totale 392 m2, Zona Kadastrale Nr. 3128
5. Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë 141/1 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 107 m2), kjo pasuri është përfituar me kontratë shitje Nr. 1434Rep 414Kol.
6. Lloji i Pasurisë: NJESI , Nr. i Pasurisë: 6/486-N1 , Sipërfaqja Totale 54.8 m2.
7. Lloji i Pasurisë: BODRUM , Nr. i Pasurisë: 6/486-B1 , Sipërfaqja Totale 38.91 m2. Pasuria në Zonën Kadastrale Nr. 8380
8. Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 6/462 , Sipërfaqja Totale 96 m2, në këtë pasuri ka përshkrimin se ka ndërtim pa leje (pallat i ri).
9. Lloji i Pasurisë: TRUALL Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2). Pasuria e ndodhur në zona Kadastrale Nr. 8160
10. Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 4/785+1-46 , Sipërfaqja Totale 100.17 m2. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr. 8518
11. Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 58/67+1-10 , Sipërfaqja Totale 60 m2 e ndodhur në plazh Durrës pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale Nr. 3101.
12. Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/24 , Sipërfaqja Totale 2081 m2, (Nga të Cilat Truall 2081 m2; Ndërtesë 437.5 m2.
13. Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2) kjo pasuri është blerë me Kontratë shitje , Nr. 3067REP 1631KOL, Datë: 01/07/2021.