Dosja ‘Metamorfoza’, shtyhet seanca ndaj të akuzuarve, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

Është shtyrë procesi ndaj të akuzuarve të dosjes ‘Metamorfoza’.

Të pandehurit, Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, nuk ishin të pranishëm.

Në këtë proces është zëvendësuar gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka. Gjoka ka marrë lejen e zakonshme.

Në trupë gjykuese është zëvendësuar nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.

Për shkak të mungesës së avokatëve të të dy të pandehurve seanca u shty për në datën 30 maj.

Artikulli paraprakNë Ballkan nis stërvitja më e madhe ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja, merr pjesë edhe Shqipëria me Kosovën
Artikulli tjetërSulmet ruse në Ukrainë, Trump: Putin është çmendur fare, po vret shumë njerëz dhe kjo s’më pëlqen aspak