Dosja Partizani/ Biznesmeni Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK për t’iu komunikuar akuza

Bizmesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme ku do t’i komunikohet akuza e ngritur ndaj tij për çështjen “Partizani”.

Para se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ai ka shkëmbyer akuza me gazetarët. Ndaj biznesmenit është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë ditën e djeshme, SPAK mori të pandehur kreun e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte  pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh. Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Exit mobile version