Seanca paraprake gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datë 12 shtator, për shkak të mungesës së një avokati.
I pranishëm për herë të parë në sallën e gjyqit ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai ishte në krye të SASPAC.
Beqaj ka deklaruar para togave të zeza se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta dhe ka kërkuar të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër.
Por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehuri