Dosja Veliaj: Hetimet, akuzat dhe faktet

Prej 10 shkurtit Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndodhet prapa hekurave, nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dyshon se ai dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, gjithashtu nën hetim, përfituan 1.1 milionë euro përmes skemave korruptive.

Hetimet paraprake tregojnë se paratë qarkulluan nga kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

Ato u gjeneruan nga pagesa fiktive prej punonjësve të saj, fonde publike dhe dhurimet e të paktën 6 sipërmarrësve në marrëdhënie biznesi me bashkinë e Tiranës.

Si një përgjigje ndaj orvatjeve dezinformuese për ta shtrembëruar dhe relativizuar hetimin, Citizens.al sjell në këtë artikull të gjitha detajet e çështjes Veliaj, të përmbledhura në mënyrë skrupuloze, me synimin për t’i dhënë qartësi qytetarëve.


Kronologjia: Si vijuan hetimet e SPAK (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Verifikimet e SPAK mbi deklaratat e pasurisë të çiftit Veliaj-Xoxa, kanë ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuara dhe transaksione të dyshimta për pastrim parash.

Veliaj figuron me një apartament dhe rreth 60,000 euro kredi të marrë në vitin 2015, ndërsa Xoxa me rreth 620,000 euro të deklaruara në llogari bankare dhe dy apartamente në zona të lakmuara të Tiranës.

Një vilë në Qerret dyshohet se u la qëllimisht në pronësi të kompanisë ndërtuese për t’iu shmangur deklarimeve, ngjashëm si me shitjen e një prone te “Shkolla e Kuqe” një kushëriri, i cili e dha më pas për pallat.


Tirana tjeter e Erion Veliajt
Ilustrim, kryebashkiaku Veliaj dhe çështjet që e kanë shoqëruar në detyrë.
Pronat: Pasuritë me probleme të çiftit Veliaj-Xoxa (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Në hetimet e saj SPAK shqyrtoi të dhënat bankare dhe deklaratat e bëra nga dhjetëra sipërmarrje që kanë pasur të bëjnë me Xoxën si dhe organizatat jofitimprurëse që kanë bashkëpunuar me të duke përfituar edhe fonde publike.

Hetimet kanë pikasur qindra mijëra euro faturime nga sipërmarrjet e afërta me Xoxën teksa janë ngritur dyshime në lidhje me mënyrat e sponsorizimit të aktiviteteve, të cilat SPAK dyshon se kanë përfshirë edhe pagesa korruptive të sipërmarrësve që fitonin tenderë dhe leje ndërtimi nga Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë.


Flukset e parave: OJF-të dhe transaksionet e dyshimta (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ilustrim, financuesit kryesor të qendrës Harabel.

Nga 6 sipërmarrësit e përfshirë në çështje, SPAK ka vendosur ta arrestojë njërin prej tyre. Pesë të tjerët janë vënë nën masë detyrim paraqitje. Ata dyshohen se përfituan tenderë dhe leje ndërtimi përmes korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme pretendon se ata xhiruan para në favor të Veliajt përmes: konsulencave fiktive me studion ligjore të Xoxës ose sponsorizimet e fshehta të aktiviteteve artistike të lidhura me të.

Në hetimet paraprake përmenden edhe sipërmarrës të tjerë, si Samir Mane (Mane Foundation), Mirton Lika e Vladimir Kosta (Lani shpk), Vladimir Avrami (Salus Konstruksion, Ventus) dhe Skerdilajd Faria (Sombrero), ky i fundit rezulton të ketë paguar rreth 375,000 euro shërbime drejt kompanive të Xoxës.

Prandaj nuk përjashtohet që në të ardhmen numri i të dyshuarve të shtohet.


Ilustrim nga arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipërmarrësit dhe kompanitë e përfshira (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Çështja ndaj kryebashkiakut Veliaj tërhoqi vëmendjen publike edhe për shpenzimet e majme, të cilat SPAK dyshon se kreu bashkëshortja e tij në dhjetë vite.

Xoxa ka mohuar shifrat e deklaruara, por hetimet kanë nxjerrë në pah manovrat e saj për të fshehur porositë.


Ku shkuan paratë, shpenzimet e shfrenuara online të Xoxës (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ilustrim i skemës së blerjeve të dyshuara online nga A.Xoxa.

Çështja Veliaj-Xoxa vijon të jetë në fazën e hetimeve nga SPAK. Sipërmarrës dhe persona në dijeni janë thirrur dhe priten të thirren për të dëshmuar versionet e tyre të fakteve.

Por ajo që mund të thuhet është se hetimet për kryebashkiakun kanë ngritur një debat të madh publik dhe politik, mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike apo shpenzimet e luksit të politikanëve.

Mbi të gjitha, ka nxjerrë zbuluar qëndrimin e shumicës socialiste në pushtet, e cila tanimë nuk i kursen trysnitë dhe presionet përballë hetimeve për një politikan të afërt me Kryeministrin./citizens.al

Exit mobile version