Dosja “Xibraka” të përshirë biznesmenë, pronar mediash, policë e të afërm politikanësh

Në 14 Janar të vitit 2015, në fshatin Xibrakë të Elbasanit, në një ish-depo të Rezervave të Shtetit e shndërruar në një magazinë ku grumbulloheshin bimë medicinale, u zbulua një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

Informacionet e ardhura nga autoritetet gjermane ndihmuan institucionet shqiptare që të binin në gjurmët e këtij laboratori, në të cilin u sekuestruan të paktën 121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram ishte kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4 ton përzierës.

Në pranga ranë 9 persona, mes të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Personat e tjerë të arrestuar ishin: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana, 48 vjeç, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani, si dhe dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Valter Moreno.

Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili nuk është mundur të arrestohet deri në ditët e sotme dhe cilëoshet si personi që ka bërë furnizimin e grupit me kokainë.

Si futej dhe përpunohej droga në Shqipëri

Lënda narkotike futej në vendin tonë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut e përzier me një lëndë organike që përdoret për regjien e lëkurave të kafshëve. Kur mbërrinte në laborator, dy laborantët kolumbianë nëpërmjet proceseve të ndryshme nxirrnin ekstraktine kokainës, për ta transportuar drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Itinerari që ndiqte droga pasi përpunohej në laboratorin e Xibrakës ishte Durrës-Itali-Austri-Gjermani.

Për këtë çështje, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dënoi Ermal Hoxhën me 6 vjet e 8 muaj; Ilir Hysenin me 8 vjet; Cesar Avilan me 8 vjet; Valter Moreno me 8 vjet; Gentian Gjonajn me 7 vite e 8 muaj; Kelmend Dalipin7 vite e 4 muaj; Sajmir Batkun me 8 vite e 8 muaj; Arjan Dalipin me 7 vite e 4 muaj si dhe Genci Xhixhan me 8 vjet e 8 muaj, ky i fundit u dënua në mungesë. Sot, të gjithë të dënuarit më sipër janë të lirë.

Akuzat e PD-së, i përfshirë në laboratorin e Xibrakës edhe Olsi Rama?

Gazmend Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike thotë se mund të keë qenë i përdshirë edhe Olsi Rama. Por në këtë çështje, nuk ka qenë vetëm ky person i dyshuar si pjesëmarrës në trafik, pasi policia ka pasur indicie dhe të dhëna për implikikmin e personave të tjerë si Alban Dabulla, djali i ish-ministres së PS Arta Dade dhe njëherësh dhe një person tjetër që është djali i ish-ministres së PS, Makbule Çeço.

Pikërisht në hotelin e këtij personi që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, kanë qëndruar dhe fjetur për ditë me radhë dy laborantët e ardhur nga Kolumbia, Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët u kapën në laboratorin e Kokainës.

Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare, kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetas, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në datën 8 mars 2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet giithmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”.

Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 9 shtator 1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

Pra, automjeti me targa AA 653 DM, që në datën 13 janar 2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill–Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015.

Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 7 nëntor 2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Ëalther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 8 nëntor 2014.

Exit mobile version