Dosjen 339/ Gjykata liron komisionerët e PS

21 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017 do të dalin sot para Gjykatës së Durrësit. Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli moskompetencë për këtë pjesë të dosjes 339, teksa sot do të ketë sërish masa sigurie, por kësaj radhë në Gjykatën e Durrësit për komisionerët që në zgjedhjet e 2021 akuzohen se votuan më shumë se një herë, njofton News24.

Tetë prej tyre janë aktualisht në arrest me burg, kurse të tjerët janë liruar nga qelia në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje.

Avokatët e komisionerëve të arrestuar pretendojnë se hetimi për komisionerët është kryer me standarde të dyfishta diskriminuese, mbi baza partiake, duke akuzuar se në arrest me burg janë lënë vetëm komisionerët që përfaqësonin opozitën. Po ashtu relatori i çështjes, gjyqtari Tritan Hamiti, më datën 10 shtator kalon në Vetting.

Artikulli paraprakRama ishte pjesë e triadës
Artikulli tjetërKëlliçi publikon fotot e spitalit të Laçit: Edi Mashtruesi tha do të ndërtohej brenda pranverës, por gërmadhat qëndrojnë njëlloj