Nga ish-spiuna dhe sigurimsa në të paaftë profesionalisht, persona politikë dhe të dënuar nga Gjykata. Është kjo lista e kandidatëve të Ramës për anëtarë të KLP dhe KLGJ, listë e cila rrëzon tërësisht legjitimitetin e Reformës në Drejtësi.
Partia Demokratike provoi dje me fakte dhe provat se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit është i deligjitimuar dhe se anëtarët e miratuar një mënyrë të njëanëshme me vetëm votat e mazhorancës janë në shkelje flagrante të përmbushjes së kritereve ligjore dhe opinionit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ekspertët ligjorë të PD, deputeti Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi zbardhën dje profilin e disa prej kandiatëve të përzgjedhur nga mazhoranca për KLGJ dhe KLP ku dukshëm kuptohen mangësitë e tyre profesionale dhe pastërtia e figurës, çka e shndërrojnë procesin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi në një farsë.
“Procesi për KLGJ/KLP një farsë, proces i delegjitimuar. Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do të ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të rënda me Ligjin dhe Kushtetutën, rrjeshimisht e papranueshme. Procesi është i delegjitimuar dhe Parlamenti nuk mund të miratojë këtë listë të deligjitimuar”, tha Bylykbashi. Bardhi tha se faktet janë se mazhoranca ka përfshirë në proces që delegjitimojnë teë gjithë procesin për KLGj/ KLP.
“Procesin farsë që zhvilloi dje Kuvendi në zgjedhjen e KLP dhe KLGJ, dy organet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ato që do të jenë qeverisja e sistemit gjyqësor për të ardhmen, organe që do të jenë ato që do të formësojnë gjyqësorin e ri dhe shërbimin e ri të Prokurorisë në vitet e ardhshme. Organe që ishin pjesë e marrëveshjes kushtetuese të 21 korrikut 2016. Procesi që u zhvillua dje për KLP dhe KLGJ tregoi qartazi që e gjithë ajo që kemi mbërritur deri në këtë fazë është një proces i korruptuar politikisht, i deligjitimuar që nuk kishte si të prodhonte ndryshe, por një listë kandidatësh që ishin qartazi të filtruar dhe përzgjedhur politikisht për të garantuar në çdo rast që rezultati i kandidaturave që do t’i paraqiten Kuvendit për KLP dhe KLGJ nga jashtë sistemit të drejtësisë të jetë një rezultat, ku kudo që të zgjidhet të jetë i kontrolluar nga Edi Rama”, tha Bylykbashi. Ai tha se, kandidatët kishin probleme që shkojnë nga mospërmbushja e kritereve të qarta dhe pa ekuivok ligjor deri në kandidatura që janë të papranueshme edhe në kuadrin e ligjit për dekriminalizimin. Deputeti demokrat theksoi se, me një drejtësi të kapur, “peshqit e mëdhenj” të krimit dhe korrupsionit do të mbeten jashtë.
“Kemi bërë të detajuara vërejtjet tona për çdo kandidat. Nuk kishte dyshim që 10 kandidët që do të përzgjidheshin me shortin e djeshëm nuk do të ishin veçse një listë, e cila do të kishte influencën e pastër të PS dhe Ramës, por mbi të gjitha një listë me probleme të rënda përballë kritereve kushtetuese, ligjore. E papranueshme për opozitën dhe Kuvendin shqiptar. Nëse kemi një sistem të kapur, “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pamundur të vihen para drejtësisë dhe më pas të dërgohen në burg. Kapja nga Edi Rama do të garantojë që ai dhe ministrat e tij, deputetët dhe të gjithë kriminelët me të të cilët ai qeveris do të jetë e pamundur të çohen para drejtësisë”.
Lista e miratuar nga mazhoranca e pavlefshme
Shkeljet ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve e bëjnë listën të pavlefshme.
Nga të dhënat e provuara nga PD dje të paktën pesë kandidatë të Partisë Socialiste për KLGJ dhe KLP janë përzgjedhur në shkelje të kritereve ligjore që duhet të përmbushin. Përkatësisht, Altin Hazizaj i dënuar 2 herë, Ilir Panda i përfshirë politikisht, Jano bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin ‘Telefoni’, Alfred Balla në rekomandimin e ONM-së nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile, Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia’, këto janë shkeljet sipas Partisë Demokratike, lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për në KLGJ dhe KLP.
“Dokumenti nga Sektori i Dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend, por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme. Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën. ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon. Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”.
Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnjë dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ. Alfred Balla në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër. (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat”, bëri të ditur Bardhi gjatë detajimit të paligjshmërisë së kandidatëve. “Mjafton që një kandidat të mos përbushë kriteret, e rrëzon dhe delegjitimon të gjithë listën. Jemi përpara kapjes së themeleve të shtetit. Kur një kryeministër është i korruptuar, ai duhet të dalë para drejtësisë. Kështu ka ndodhur në Kroaci, Rumani. Këtë presin edhe shqiptarët, por me kapjen politike të drejtësisë”, tha Bylykbashi.
Si mashtroi Altin Hazizaj në formularin e dekriminalizimit
Kandidati për KLGJ nga Shoqëria Civile, Altin Hazizaj, ka depozituar deklaratë ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme, sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se, Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.
Dokumenti nga Sektori i Dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend, por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme.
Sokol Lamaj nuk provon ligjshmërinë e pasurisë
Për Sokol Lamaj, nga avokatia, ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmërinë e pasurisë. ‘Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e delegjitimon listën.
Ilir Panda kandidat tërësisht politik
ONM ka konstatuar se, Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon. Jetëshkrimi nuk reflekton pozitën e rëndësishme të kandidatit në bordin e drejtorëve të një banke ndërkombëtare. Nga ana tjetër, dokumenti i ofruar nuk jep asnjë informacion të vlefshëm për kontributin akademik dhe shkencor të kandidatit.
Kozma Jano, ish-spiuni me pseudonimin “telefoni”
Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”.
Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnjë dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.
Alfred Balla i kontestuar nga ONM
Alfred Balla, në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në Shoqërinë Civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiature e një kandidati tjetër (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat’.