Douglas Costa flet si juventin

Jam këtu për të dhënë kontributin tim maksimal. Me këto fjalë është prezantuar blerja më e rë Juventusit, Douglas Costa përpara telekamerave. Sulmuesi brazilian në konferencën e tij për shtyp është shprehur se me transferimin tek bardhezinjtë, ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Gjithashtu ai shtoi  se, impenjimi i tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër” do të jetë maksimal në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë kampionët e Italisë.
“Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Më ka pëlqyer gjithmonë të shihja teksa ata luanin. Kur mora vesh se mund të transferohesha këtu, u gëzua shumë. Jam i bindur se ndodhem në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Champions League-n nuk e kam fituar kurrë, por besoj se me Juventusin do ta arrij këtë trofe”, u shpreh ai.
Më tej, braziliani përgjatë konferencës foli dhe për teknikun e Zonjës së Vjetër, Masimiliano Alegri si dhe për pjesën tjetër të futbollistëve të Juventusit. Douglas Costa vuri theksin dhe tek sulmuesi  Gonzalo Higuain. Ai u shpreh se, me argjentinasin do të arrijnë të zhvillojnë  një punë shumë të mirë në vijën e parë të sulmit.
“Kam patur një bisedë të shkurtër me Alegrin dhe dua ta falenderoj për mënyrën sesi më ka pritur. Gjithashtu jam takuar dhe me një pjesë të futbollistëve, të cilët gjithashtu më kanë ofruar mbështetjen e tyre. Përsa i përket Gonzalos, të gjithë e dimë mirë se ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Do të mundohem t’i shërbej atij sa më shumë asist në mënyrë që të realizojë sa më shumë gola”, përfundoi Douglas Costa.
Një garë e forte mes klubeve të mëdha si Manchester City, United, Bayern Mynih dhe Paris Saint Germain po zhvillohet gjatë këtyre orëve për kroatin Ivan Perisiç, gjithsesi, më afër vijës së finishit për të përfituar shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar duket se është pikërisht Manchester United. Siç bëjnë të ditur tabloide të ndryshme sportive, kontaktet mes agjentit Fali Ramadani dhe klubit nga Manchesteri janë intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Djajtë e Kuq po tentojnë të mbyllin marrëveshjen brenda këtyre 48 orëve, duke i dhuruar më në fund Jose Mourinhos një prej yjeve të pakët të Interit, që sezonin e shkuar të Serisë A shënoi 11 gola dhe dhuroi 8 asiste në 36 aktivizime.

Artikulli paraprakBalde drejt Interit
Artikulli tjetër1 mijë propozime për projektbuxhetin