Dr. Alibia po përpiqet të fitojë kohë

Ndërsa rrjeti është mbushur me gjithnjë e më shumë komente negative ndaj Sali Berishës dhe qëndrimit të tij si shefi i opozitës, ky i fundit po përpiqet të gjejë një rrugëdalje për të mbajtur veten në lojë në poshtërimin e fundmë që i ka dhuruar të djathtës pas humbjes së turpshme të 2013.

Ndryshe nga dhjetë vite më parë kur recitoi me kokën ulur nën lotët e demokratëve të rinj e të reja, kësaj radhe askush s’ka më fuqinë dhe dëshirën të derdh lot për njeriun kryesor përgjegjës për katastrofën elektorale që është futur e djathta shqiptare. Në selinë e rrëmbyer nga PD dhe tanimë të boshatisur ku qëndron i vetëm dhe pret me heshtje dhe djallëzi çfarë pritet të ndodhë.

Në krahun e tij ai ka mundur të rreshtojë njerëzit e tij militantë personalë që e adhurojnë pafundësisht dhe ndaj tyre nuk ka rëndësi se çfarë thotë. Natyrisht, sot atyre u mungon ajo energjia dhe gatishmëria për të zbatuar me pasion (që është kyç në kësi rastesh) të çdo urdhri të çmendur që del nga Berisha.

Problemi i vërtetë qëndron me dy grupet që janë gjithashtu me të dhe të cilëve ai duhet t’u testojë tani nervin. Së pari është grupi i pragmatistëve që kanë qëndruar në krahun e tij me alibinë se ai kontrollon shumicën dhe ka shanset e mëdha për të mundur Edi Ramën. Ky grup po e sheh se si mbi 55 bashki po i japin votën absolute Parisë Socialiste ndonëse kjo e fundit po kalon skandale të njëpasnjëshme.

Ky grup po e kupton që është e pavërtetë që Sali Berisha mund të fitojë zgjedhje përballë Ramës megjithëse dy ish ministra të tij janë në burg, një ish Zv kryeministër dhe ish ministër janë sot nën hetim dhe të përjashtuar nga jeta aktive e PS-së. Se si mundet që një qeveri e tillë të jetë më e pëlqyeshme se sa Sali Berisha dhe Ilir Metaj kjo vështirë se mund të kuptohet përndryshe nga fakti që ata nuk kanë asnjë shans të fitojnë me Ramën.

Grupi i tretë është i interesaxhinjve që mendojnë se mund të rikthehen në pushtet duke ngritur parimin e “Kap çfarë mund të Kapësh”. Edhe ky grup e sheh me skepticizëm fuqizimin e PD nën drejtimin e Berishës dhe aq më shumë Metës, pasi vetë ideologjia e tyre ka nevojë për një forcë politike të fortë dhe padyshim në pushtet për të zbatuar filozofinë.

Në kushte të tilla, Berishës i duhet që të ngjisë alibia dhe të sigurojë këta që e ndjekin nga pas. Partia Demokratike drejtuar prej tij (edhe pse jo me vulë dhe logo) është poshtëruar në një farë feje aq sa dhe militantët e tij të verbuar dhe që e adhurojnë kanë heshtur përballë një rezultati që nuk të lë shumë vend për koment.

Gjithsesi ai po përpiqet që të ngrejë fabulën e votës së vjedhur përmes skenarëve të ndryshme që sajon darkave në zyrën e tij.

Një tjetër problem me kryetarin e opozitës lidhet me çështjet që ai ka në SPAK, janë shumë të tilla në të cilat familjarët e tij mund të thërriten edhe si të pandehur. Këtu është dhe problemi më i madh që përballet sot ai dhe familja e tij; frika se SPAK do ta ketë marrë këtë mesazh të bojkotit të shqiptarëve ndaj tij dhe njerëzve të tij.

Këto frikëra duket se e rrethojnë mendjen e turbulluar të ish presidentit dhe ish kryeministrit Berisha. I qartë se mbase asnjë sfidë nuk do t’i vijë nga brenda forcës së tij opozitare, se lejfenët dhe dacibaot që ai ka në partinë e tij nuk do guxojnë të ngrihet ai rron me frikën se të gjithë presin rrëshqitjen e këmbës në SPAK. Prandaj, ka nisur t’i bjerë telefonave për të frenuar largimet dhe dezertimet edhe padyshim duke përgatitur analizën qesharake që do shoqëojë një nga zgjedhjet më kuptimplota të Shqipërisë post-diktatoriale. Zgjedhjet që vulosën distancën e shëndetshme nga partia anti-ameriakne dhe nongrata.

Exit mobile version