Politologu Alban Daci në ‘MCN Live’ u shpreh se partitë e vogla janë në një situatë të disfavorshme pasi partitë e mëdha nuk i duan.
Ai tha se dy partitë e mëdha mundohen ta bëjnë bipolare sistemin politik kanë bërë gjithçka për të eliminuar partitë e vogla. Sipas tij, kjo nismë nuk do ketë efekte edhe pse ajo prish atë monopolin e qeverisjes me origjinë të majtë.
Partitë e vogla kanë të drejtën e tyre legjitime kërkojnë një formë ndryshe bashkëpunimi dhe në këtë kontekst më duket propozimi i Dukës për bashkim më i natyrshëm se ai i Bardhit me Berishën. Duhet të kemi parasysh se në Shqipëri dy partitë e mëdha mundohen ta bëjnë bipolare sistemin politik kanë bërë gjithçka për të eliminuar partitë e vogla.
Pra duhet të kemi parasysh se partitë e vogla janë në një situatë të disfavorshme dhe duhet të bëjmë një pyetje a ka një filozofi për të pasur këto parti të vogla? Pra a ka nevojë për kaq shumë shpërndarje votash? Kushdo që vjen në pushtet kërkon të kontrollojë gjithçka, prandaj e konsideroj propozimin e Dukës pozitiv sepse kodi aktual zgjedhor nuk favorizon as koalicionet.
Nëse bëhet një federatë nuk konkretizohet me ulëse në parlament. Propozimi i Dukës vlen dhe nuk është se detyrimisht duhet të thërrasin PD, apo rithemelimin, por mund të kenë dhe një alternativë të tretë, por që e shikoj se do mbetet një nismë shumë e mirë por e vështirë për tu konkretizuar. Mbi të gjitha ka një politikë konkrete, por mendoj se do mbesë një nismë që nuk do ketë efekte, edhe pse kjo nismë prish atë monopolin e qeverisjes me origjinë të majtë.
Më tej ai komentoi dhe propozimet e Bashës për të cilat u shpreh se janë të sinqerta dhe shëndosha dhe se ai kërkon të krijojë një identitet të tij politikë. Sipas tij, një parti politike duhet të ketë një proces të hapur reformimi dhe nëse Basha do të bëhet kryeministër duhet të ketë koherencë.
Duhet të kemi parasysh faktin që propozimet e Bashës kanë dhe një arsye politike dhe mendoj që këto propozime Basha po i bën në një moment të caktuar për të bërë dhe një ndërrim faqesh në sistemin politik shqiptar. Prandaj mendoj se janë propozime të mira dhe shëndosha, mendoj se i ka të sinqerta dhe se Basha kërkon të krijojë një identitet të tij politik.
Pra e shoh si një paketë përballë elektoratit sidomos gri. Problemi është se 30% nuk shkojnë fare në votime dhe nëse nuk e frymëzon votuesin dhe si jep shpresë votuesit ai që nuk vjen të votojë dhe një javë po ta mbash qendrën e votimit hapur.
Diçka duhet të ndodhë në politikë që të mundet Rama. Basha ka një problem lidershipi që duhet të kalohet, ai duhet tu mbush mendjen shqiptarëve se është ndryshe pas non gratës. Një parti politike duhet të ketë një proces të hapur reformimi. Faza e radhës është humbja e Ramës dhe kjo bëhet duke u bërë ofertë që ti je më i mirë se Rama. Nëse Basha do të bëhet kryeministër duhet të ketë koherencë dhe deri tani e ka treguar duke mos u bashkuar me non gratën.