Dramatike, priten 32% të pyjeve

Sektori i pyjeve në Shqipëri ka rol të rëndësishëm mbrojtës në ruajtjen e natyrës dhe rol prodhues në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet zhvillimit industrial, punësimit në zonat rurale, si dhe funksione të tjera.

Qeveria ke vendosur te vazhdoje shown mbi pyjet ne nje kohe qe vazhdon edhe prerja masive e tyre. Deri tani sipas te dhenave te vete qeverise jane prere afro 32 e siperfqes se pyjeve dhe megjithate masat e marra kane qene qesharake.

Mirëpo, sipas nismës së Këshillit të Ministrave, për të sjellë ndryshime të reja në ligjin për menaxhimin e pyjeve, kjo vjen në një moment që ende vijojnë problematikat e theksuara të sektorit.

Sipas tyre janë: degradimin e vazhdueshem te fondit pyjor kombetar, mungesen e rregullimit te marrëdhënieve ndermjet institucioneve qendrore dhe vendore, shkallen e larte te informalitetit qe ekziston ne sektorin pyjor, shfrytëzimin dhe tregtimin e lëndës drusore, financimin e pamjaftueshëm, mungesën e informacionit dhe kapaciteteve teknike dhe njerezore, tendenca mbishfrytëzimi dhe nënvlerë të produkteve jodrusore, investime të pakta në infrastrukturë dhe shërbime mirëmbajtjeje, etj.

Volumi i pyjeve ka rënie alarmante (ku vetëm gjatë 2006-2017 ka rënë me 32%), duke rezultuar aktualisht me një volum te fondit pyor prej rreth 55 milion m3. Një ndër problematikat kryesore që haset është Shfrytëzimi i paqëndrueshëm, duke marrë prej pyjeve më shumë nga ç’mund të prodhohet prej tyre.

Ndaj, nisma për ndryshime përcakton edhe fonde deri në vitin 2022 për menaxhimin e pyejeve, si nevojë në rritje për shkak të keqmenaxhimit. Vitin e ardhshëm fondi është rreth 610 mijë lekë, në 2021 rreth 614 mijë lekë, ndërsa në 2022 rreth 615 mijë lekë.

“Ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor ka pësuar 7 ndryshime që nga momenti i miratimit në 2005, duke shkaktuar edhe pasiguri juridike. Gjithashtu, është bërë decentralizimi i qeverisjes së pyjeve, ku, aktualisht, janë 61 bashki që kanë marrë në pronësi pyje dhe kullota publike, ndërkohë që 15% e fondit pyjor është përfshirë si zonë e mbrojtur nën AKZM.

Në janar të vitit 2016 u miratua moratoriumi i pyjeve, për të frenuar situatën e shkatërrimit të pyjeve. Për të frenuar këtë trend negativ të zhvillimit të pyjeve u miratua dokumenti i politikave për pyjet 2019-2030, si dhe propozohet miratimi i këtij projektligji për të mundësuar rregullimin e duhur kuadër për sektorin.”-thuhet në relacion.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas 4 synimeve strategjike të përcaktuara nëdokumentin e politikave për pyjet 2030, në mënyrë të përmbledhur paraqiten, si më poshtë vijon:

Synimi strategjik 1 “Administrimi i mirë”;
Synimi strategjik 2 “Organizim funksional”;
Synimi strategjik 3 “Shfrytëzim i qëndrueshëm”;
Synimi strategjik 4 “Shërbime cilësore”.

Relacioni përcakton, se nëpërmjet projektligjit synohet mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës dhe të tokës, në ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

Artikulli paraprakOferta e fundit ndryshon të gjithë skemën
Artikulli tjetërFRPD homazhe dhe lule në Thumanë, Këlliçi: Stop show-t, të nisin hetimet