Pas përfundimit të protestës së sotme opozita e bashkuar ka vendosur që të mbledhë sërish shqiptarët të shtunën e ardhshme.
Opozita e bashkuar e mbledhur në takim menjëherë pas protestës së sotme ka vendosur që protesta e ardhshme do të zhvillohet në datën 8 Qershor në orën 19:00.
Vendimi ëshstë marrë në mënyrë unanime nga i gjithë kolegji i kryetarëve të PD dhe ish deputetët. Pritet që të jetë një tjetër protestë e madhe dhe mjaft e fuqishme. Basha paralajmëroi në fund të protestës së sotme se është hera e fundit që flet me gjuhën e arsyes dhe se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se në protestën e ardhsme do të flasë vetëm sovrani.
“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.
Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha.