Nga Erion DASHO
Këto javët e fundit shqiptarët mësuan:
- Mbi patronazhistët dhe një nga vjedhjet më të mëdha të të dhënave private. Në çdo vend europian ky skandal do të mjaftonte për të rrëzuar qeverinë dhe dërguar pas hekurave përgjegjësit. PS dhe Edi Rama shfrytëzojnë çdo rast për t’i falënderuar patronazhistët!
- Përdorimin e mbi 120 milionë eurove dhe mijëra vende pune për të blerë vota. KQZ dhe SPAK as që po merren me këtë fakt.
- Ndalimin e hyrjes së gazetarëve në Kuvend, pikërisht javën kur Kuvendi voton për gjëra “të vogla” si shkarkimi i Presidentit.
- Planin e qeverisë që, nën shembullin e një qeverie të njohur autoritare si ajo e Turqisë, të vendosë një program masiv survejimi të bazuar tek kamera CCTV dhe dronë spiunë.
Nëse shqiptarët nuk kthjellohen dhe nisin protestat masive kundër diktaturës tashmë të instaluar, tregon se i kemi merituar plotësisht ato 45 vjet komunizëm…