Nga Petrit VASILI
Në Shqipëri mbretëron drejtësia e horrave.
Batakçiu, që drejton qeverinë, thërret e bërtet si histerik për të ashtuquajturën drejtësinë e re që po ngrihet dhe po ngre vet ai.
Po cila drejtësi e re po ngrihet?
Ajo më e poshtra. Ajo më e liga. Ajo më e njëanshmja. Ajo që mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshtë për 30 mijë lekë korrent të papaguar.
Drejtësia e re apo ndryshe drejtësia e horrave fle mbi dosjen e Kryeministrit të paditur si kryemashtrues shtetëror për audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.
Arta Marku është përbetuar me sa duket që veprat penale të Kryeministrit t’i marrë përsipër dhe t’i vuajë vetë. Aferim…
Për opinionin dhe jo për Arta Markun po ju sjell përsëri deklaratën mashtruese të Kryeministrit për ekspertizën e audiopërgjimit, ja çfarë thoshte që në 19 maj: “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.
Sot e kësaj dite, qytetarët e dinë që s’ka një ekspertizë, ndërkohë që kryemashtruesi gjoja e kish bërë që në 19 maj dhe megjithatë nuk i hyn një gjemb në këmbë dhe prokurorja rri e vështron.
Drejtësia, që mbyll sytë dhe veshët përpara fajit sa një mal është përfundimisht një Drejtësi Horrash.