Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se “të premten e kaluar Gjykata e Uashingtonit dënoi me 2 vite e 4 muaj burg ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së në New York. Është dënimi i dytë që merr. Dënimin e parë e mori para disa muajshm, 4 vite e 4 muaj e bashkë me këtë i shkon pothuajse 6 vite e gjysmë burg. Të parin e mori sepse kishte bashkëpunuar me një nga oligarkët më të afërt të Putinit dhe dënimin e dytë e mori sepse ka bashkëpunuar me Edi Ramën për të stisur një hetim të ndyrë, pjesë e luftës së ndyrë politike kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike, kundër meje si kryetar i PD”.
“Ne demokratëve, me qëndrimet më të qarta në luftën kundër korrupsionit dhe në veçanti në raport me armiqtë shekullorë të interesave tona, po mundoheshin të na vishnin me zor një xhaketë të qepur kuturu me akuzat më të ndyra. Ishim ne që kërkuam hetimin e prokurorisë shqiptare që për dy vite jo vetëm që nuk faktoi asnjë nga shpifjet dhe baltat që u hodhën në drejtimin tonë, por i nxorri zbuluar si të pavërteta.” – tha më tej kreu i PD, Basha.
Basha u shpreh, gjithashtu, se “ajo që ndoshta që se imagjinonim dot në 2018 apo 2019, duke e ditur se kishte duar që lëviznin këto fije të padukshme për të nxirrë imazhin e PD, për të ndaluar një debat normal politik mbi çështjet që i interesojnë qytetarëve, u vërtetua shuma e paimagjinueshme dhe favore për të korruptuar një nga zyrtarët më të rëndësishëm të një vendi aleat, mik, partner strategjik”.