Drejtësia e falsifikuar, e kthyen Kushtetutën në një prostitutë

Kryetari i PD qëndroi në mënyrën më të vendosur ndaj të gjitha presioneve të pandershme që kishin vetëm një synim kapjen e drejtësisë nga Rama. Ish-Kryeministri u ndal dje tek përpjekjet e Ramës për të deformuar reformën në drejtësi. Ai kujtoi shkeljen e marrëveshjes në lidhje me 7 ligjet nga Rama, ndërsa e cilësoi miratimin e tyre si një dhunim të Kushtetutës, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte vënia e drejtësisë nën kontrollin e Ramës. Ai e cilësoi Kushtetutën si të falsifikuar enkas nga mazhoranca, pasi në Komisionin e Venecias u dërgua një draft, përkthimi i të cilit ishte deformuar qëllimisht.
“Reforma e drejtësisë është një reformë jetike për vendin, për të drejtat e liritë tuaja, që ju të merrni para ligjit atë që ju takon. Kjo reformë (reforma në drejtësi) e dirigjuar nga kryespekulanti i botës, nga kryemafiozi Xhorxh Soros në emër të Edi Ramës dhe për Edi Ramën. Nuk do të më dëgjoni kurrë mua të sulmoj pa fakte dhe argumente. Dua t’i them atij mikut tim të djeshëm, mikut të shqiptarëve, deputetit Fleckenstein se u shpreh se, ‘Berisha po tregon përralla me Sorosin’. Kam vetëm një këshillë miqësore po e deshi. ‘Nëse Sorosi ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Sorosi se kjo do të shërbejë të gjithë jetën’.
U bë një betejë dyvjeçare. Dhe falë këtyre burrave, ekspertë të shkëlqyer të ligjit dhe të drejtës ne mbrojtëm dhe arritëm të fiksojmë në Kushtetutë ligjin më të mirë të mundshëm për reformën. Nuk u mposhtëm nga asnjë presion. Kryetari i PD qëndroi në mënyrën më të vendosur ndaj të gjitha presioneve të pandershme që kishin vetëm një synim, reformën, drejtësinë, në duart e kryebanditit Edi Rama. Pasi dështuan me Kushtetutën, pasi Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën, për qëndrimin e tij e morën në telefon nga qendrat më të rëndësishme të pushtetit të botës dhe e përgëzuan. Pasi deklaruan se dhe 7 ligjet do të jenë konsensuale, ndaj dhe ne votuam, të nesërmen, si zuzarë dhe primitivë shkelën marrëveshjen. Njeriu i qytetëruar nuk shkel kurrë marrëveshjen dhe kontratën. Njeriu primitiv dhe zuzar, krimineli dhe banditi nuk kanë ligj, nuk kanë kontratë, nuk kanë moral.
Ato që nuk morën dot në Kushtetutë, i vendosën në ligje për të dhunuar Kushtetutën, marrëveshjen, për të dhunuar ujdinë, për t’i dhënë Edi Ramës drejtësinë në pëllëmbë të dorës. Na përjashtuan. Nuk mjaftoi kaq, bënë përkthimin duke falsifikuar nenet e Kushtetutës dhe e çuan në Venecia”, u shpreh ish-Kryeministri.

Falsifikimi me rolin e ndërkombëtarëve

Berisha i bëri thirrje dje Parlamentit Europian që të hetojë aktet e falsifikimit të neneve të Kushtetutës që kanë lidhje me reformën në drejtësi. “Në këtë ndërtesë, krahas kryemafiozit është dhe mafiozi tjetër i ardhur nga Italia i lidhur me të gjitha grupet mafioze shqiptare në Itali, është sot sekretari i Përgjithshëm i mafias shtetërore. Kushtetuta dhe me kërkesë të institucioneve ndërkombëtare dhe miqve tanë, përcakton që vetorët ndërkombëtarë, funksionimi i tyre do të përcaktohet me një marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshjet ndërkombëtare në çdo vend të botës hartohen nga Këshilli i Ministrave, shqyrtohen, miratohen dhe ratifikohen nga Parlamenti. Por çfarë bëri mafia e turpshme sorosiane? I them atij mikut tim që më çonte habere nga konferenca e shtypit, mikut të shqiptarëve, se unë ja vlerësoj kontributin atij, na ka ndihmuar shumë në ligjin e dekriminalizimit dhe marrëveshjen. Çfarë bënë pra? Përdorën përsëri falsifikimin e turpshëm përmes përkthimit.
Kjo fytyrë e tyre, nenin që thotë se realizohet nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare e kishin dërguar ndrikullat dhe kryekumbarët e Soros e kishin përkthyer ‘realizohet me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi’. Dhe filloi operacioni duke shndërruar Kushtetutën e Shqipërisë, një herë në Kushtetutë dhe një herë në një prostitutë siç ju intereson atyre.
I bëj thirrje Parlamentit Europian të hetojë këto akte të shëmtuara falsifikimesh, se nuk bëhet reformë për Edi Ramën, se në këtë mënyrë punohet vetëm për destabizilimin e këtij vendi. Absolutisht ne jemi për reformën dhe që të kemi drejtësi të pavarur, por nuk jam kurrë për një drejtësi të kapur nga Edi Rama, por as për një drejtësi në duart e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha. Drejtësia duhet të jetë e pavarur!”.

Berisha: Durrësin po e shkatërron Edi Rama, Gjushi është vegla e tij!

Betonizimi i qytetit të Durrësit si dhe akti i fundit i Bashkisë Durrës që masakron një nga zonat historike të qytetit përmes projektit të Velierës ishte denoncimi i radhës i ish-Kryeministrit Berisha dje. Berisha tha se autori i betonizimit të Durrësit sot është Rama dhe se Dako është thjesht dhe vetëm vegla e tij.
“Në prononcimin e tij zoti Berisha u shpreh:  Unë e kam ndjekur dramën e madhe të Durrësit. Vetëm tri gjëra do t’u them. Sot ka dy vende në botë ku shkatërrohet, ku betonohet, ku minohet trashëgimia kulturore, arkeologjia, historia; është Durrësi/ është Palmira, është ISIS,/është Edi Rama, është ISIS në Siri dhe është Edi Rama në Durrës.
Unë ju them ju këtu se Gjushi është një mafioz që nxin në 24 karatë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Por mos harroni një moment, se ky mafioz lokal në atë zonë nuk do të guxonte dot të priste qoftë një degë peme me mbrojtjen që ka, pa urdhrin, pa bekimin e atij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit.
Qytetarë të Durrësit!
Çfarë është Gjushi? Gjushi është një vegël, dhe ju e dini mirë se si e kapi banda dhe e vari prej këmbësh si gic tek dritarja e hotelit. Gjushi ka vetëm një detyrë që t’i çojë çdo të diel në Durrës, kryebanditit të Shqipërisë, qesen me para. Por në zonën e mbrojtur, Gjushi nuk mund të lëvizë asnjë gur, asnjë degë, asnjë pllakë pa urdhrin e këtij që rri këtu (Rama) për të cilin janë mbledhur këtu burra e gra, është mbledhur tërë Shqipëria kundër tij.
Atë që i bën ky kryebandit Durrësit s’ja ka bërë asnjë pushtim. Veliera është 3 milionë euro në xhepat e tij, që me arkitektët e tij, me mafien e tij, dhe ministren e tij të antikulturës, ky inkason 3 milionë euro në xhep dhe shkatërron për 3 milionë euro, pasurinë përrallore, trashëgiminë kulturore të Durrësit tremijëvjeçar.
Kur të vijë puna t’i themi derrit ‘derr’, t’i themi kryebanditit ‘kryebandit’ – ai tjetri është banditi i tij – Durrësin po e shkatërron Edi Rama!”, u shpreh Berisha në lidhje me çështjen e betonizimit të Durrësit.

A.Shahini

Exit mobile version