Drejtësia e kapur, guri i fundit i mafias për të drejtuar Federatën

Edi PALOKA

Nuk kam dashur të futem në diskutimet për zgjedhjet në Federatën e Futbollit . Fakti që Rama futi hundët dhe tek futbolli , ishte i mjaftueshëm për të na bërë palë; si qytetarë, si tifozë po sigurisht dhe si demokrate. Megjithatë përveç denoncimit publik se nëpërmjet Finos, Rama kërkonte të kapte dhe këtë institucion, nuk pati qëndrime të tjera të politikës opozitare.
Por, pasi dëgjova kandidatin e Ramës të deklaronte sot se do të ankimonte votimin, sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund të heshtja më për disa të vërteta.
Sikur të kishin lidhje vetëm me zgjedhjet për Federatën, mbase prapë do të heshtja, po për fat të keq, nuk është vetëm aq.
Fushata për zgjedhjet në Federatën e Futbollit ishte një kopje e asaj që ndodhi me zgjedhjet parlamentare të 2017.
Deputetë, ministra dhe personazhe të botës së krimit u përdorën që Rama ta merrte dhe këtë institucion. Kulaçi dhe kërbaçi u perdoren edhe ndaj të zgjedhurve vendorë të PD, imagjinoni çfarë ka ndodhur me delegatët që nuk kanë patur profil politik.
Personazhe të botës së krimit janë përdorur për të kërcënuar edhe fizikisht delegatë dhe njësoj si në zgjedhjet parlamentare, kur nuk kanë garantuar votën për Ramën, janë kërcënuar të mos dalin nga shtëpia ditën që votohet.
E çfarëështë më e rënda,e që tregon se këtë vend e drejton mafia me kostum qeveritar, është jo shkalla e bashkëpunimit që kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze që përdorin për të vënë në shërbim të tyre krimin. Përveç joshjes, janë të shumta rastet që vërtetojnë se vetë bota e krimit shantazhohet nga qeveritarët me problemet që ata kanë me ligjin duke ju kërkuar shërbim në këmbim të “lirisë”.
Të gjitha këto metoda tipike për mafien dhe Sigurimin e Shtetit, u përdorën në zgjedhjet parlamentare dhe u tentuan njësoj edhe me zgjedhjet për Federatën, kurse kandidati i Ramës ka guximin edhe të deklarojë se do të ankimohet.
Guri i fundit drejtësia e kapur?
Unë nuk mund ta fsheh që ndjehem mirë sot jo vetëm për fitoren e Dukës (të cilit i uroj suksese), po sidomos për humbjen e Ramës.
Jam i gëzuar se shoh që ka ende njerëz me dinjitet dhe kurajo civile në këtë vend, që nuk tremben dhe nuk joshen. por respektojnë në radhë të parë veten. Jam i bindur që me kurajo e dinjitet, shqiptarët shumë shpejt do tëçojnë dhe Ramën nga Kryeministria nëPS.

Exit mobile version