Nga Sali BERISHA
Miq, keto dite Euronews Albania publikoi studimin e tij te opinionit, ne te cilin konstaton se sot 6 vite pas fillimit te saj reforma e drejtesise ne Shqiperi, reforma me e kushtueshme dhe me e propaganduar ne historine e ketij vendi dhe e korruptuar ne çdo etape te saj nuk eshte gje tjeter veçse nje nga deshtimet me te medha ne historine jo vetem te Shqiperise por dhe mbare Europes eshte de facto nje kale i ngordhur pasojat e te ciles po i paguajne dhe do ti paguajne mjerisht shume shtrenjte qytetaret shqiptar.
Me kete nuk dua te mohoj se drejtesia ne Shqiperi nuk kishte probleme serioze dhe se ajo nuk duhej reformuar. Por reforama Soros-Rama ishte defacto nje pseudoreforme. Kete e deshmon katerciprisht dhe ne menyre te pamohueshme ky sudimi i cili tregon se vetem 0,8% e shqiptareve vleresojne shume te mire reformen nderkohe qe 11% apo 14 here me shume e vleresojne si shume te keqe dhe 25,1% e tyre vleresojne si te keqe reformen kurse vetem 24% e vleresojne te mire dhe 35,39% e vleresojne ate as mire as te keq dmth as mish as peshk dhe vetem 3,8% e te pyeturve pergjigjen se nuk e dine.
Tronditese jane keto shifra per qytetaret qe nuk kane votuar per PD as dhe PS. Vetem 14,5% e tyre vleresojne te mire ecurine e reformes kurse 32% apo 2,2 here me shume e vleresojne te keqe kete ecuri.
Ky studim tregon se reforma e drejtesise e ideuar, iniciuar e projektuar e financuar nga OSF me qellimin e vetem vendosjen e drejtesise nen kontrollin e mikut te George Soros, Edi Rama eshte tashme nje deshtim me pasoja te tmerrshme afatgjata per Shqiperine dhe shqiptaret.
Renia dramatike e besimit te shqiptareve ne pseudoreformen e George Soros- Edi Rama lidhen para se gjithash me:
1- kapjen e plote te drejtesise nga Edi Rama dhe narkoqeveria socialiste duke vendosur ne krye te saj ish xhelate te kohes se diktatures Sadusher, Dvorane dhe ish ministra te PS, vellezer, kuneter te ministrave socialist dhe shnderrimin e saj ne nje dege te narkoekzekutivit shqiptar dhe per pasoje
2- keputjen e kollones vertebrale te shtetit shqiptar, dhe zevendesimin e shtetit ligjor ne Shqiperi me narkoshtetin e pare ne Europe.
3- Perdorimin e vetingut Top-Down per gjueti shtrigash dhe me standarte te dy e tre fishta per eleminime politike, krahinore, fetare, partiake te prokurorve, gjykatesve.
4- privim i qytetareve shqiptar nga nje proces ligjor i drejte ne gjykatat e tyre. Me vakumin institucional te krijuar nga vetingu Top Down dhe stokun prej 100 mije dosjeve gjyqesore te krijuara te cilat duan se paku 20 vite per tu shqyrtuar qytetaret shqiptar te pakten per dy dekada nuk do gezojne te drejten e nje procesi gjyqesor te drejte dhe dhjetra mijra qytetare te moshuar nuk do arrijne kurre per shkak te moshes te marrin drejtesine qe meritojne.
5- Me bllokimin e mbi 100 mije dosjeve deri sot pseudoreforma Soros-Rama i ka shkaktuar vendit dhe qytetarve shqiptar mbi 5 miliard euro humbje. Kjo humbje vjen gjithnje ne rritje pa llogaritur ketu bllokimin e ardhjes se investimeve te huaja.
6- Shqiperia renditet sot e dyta ne bote per ryshfetin. Kjo sepse denimet per korrupsion nga organet e reja te drejtesise se kapur apo drejtesise se partise jane 600% me te ulta se sa nga drejtesia e vitit 2009. Keshtu ne vitin 2020 SPAKU i partise dergoj ne gjykate per gjykim per korrupsion 63 persona sipas raporteve te Departamentit te Shtetit ne vitin 2009 Task-Forca antikorrupsion dergoj ne gjykate 383 raste dhe gjykata( jo speciale por e zakonshme) ka dhene 343 denime fajesie per vepren e korrupsionit.
Si perfundim mun te thuhet se ky studim deshmon:
Deshtimin e plote te reformes sui generis te drejtesise ne Shqiperi dhe domosdoshmerine e ndryhyrjes urgjente me ndihmen e Komisionit te Venecias per nxjerrjen e drejtesise shqiptare nga kthetrat e narokoqeverise se Edi Rames.
Ketu me poshte keni studimin e Euronews Albania
Bie besueshmëria te reforma në drejtësi, shumica skeptike