Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se drejtësia shqiptare është nën sulm të sinkronizuar, ndërsa bëri thirrje që politika duhet që t’i rrijë larg.
Kryedemokrati theksoi se duhet t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë të të fortëve të politikës.
“Politika duhet t’i rrijë larg drejtësisë. Në Shqipëria drejtësia sot është në një sulm të sinkronizuar. Për herë të parë në 34 vite rreket ti jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë.
Nuk mund të ketë barazi para ligjit pa i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, atyre që perceptohen si të fortët e politikës, ekonomisë, botës së nëndheshme të marrëdhënieve kriminale”, u shpreh Basha.