“Drejtësia është një shërbim”- Gjyqtari Erjon Bani: Jemi transparentë, punojmë pothuajse me gjysmën e kapaciteteve

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani tha se drejtësia është një shërbim për qytetarët dhe se ky institucion është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë.

Po ashtu ai gjatë fjalës së tij ngriti edhe një shqetësim, duke thënë se po punojnë me gjysmën e kapaciteteve.

“Janë pasqyruar me objektivitet arritjet e GJKKO.  Ju bëj me dije që drejtësia është një shërbim. GJKKO është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga 2020-2024 kemi mbi 1400 vendime që janë shtuar. Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve”, tha gjyqtari i GJKKO.

Ai tha se institucioni eshte transparet, duke publikuar të gjitha vendimet që marrim: “Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë”.

Artikulli paraprakIsh-deputeti i PS, Vladimir Kosta merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK!
Artikulli tjetër“Janë konfiskuar 59 mln euro asete”- Altin Dumani: Kriptovalutat po përdoren masivisht për blerje kokaine nga organizatat kriminale! Ja mesazhi që synon të japë SPAK me luftën ndaj pastrimin e parave