Nga Fitim Zekthi
Drejtesia nis, themelohet nga rri ne kembe nga bindja qe askush nuk mund te jete mbi ligjin, qe askush pavaresisht pasurise dhe pushtetit, pavaresisht fese, gjinise apo ngjyres se lekures etj nuk mund te jete mbi ligjin apo qe mund ta thyeje ligjin. Drejtesia eshte nje ideal dhe nje synim i pandalshem.i shoqerive. Ajo gjithsesi qendron mbi nje tension. Qendron mbi tensionin qe ngre pamundesia per te ndeshkuar cdo krim, pamundesia per te ti dhene kujtdo hakun kur atij i hyhet ne hak. Ne tension eshte fakti qe askush nuk duhet te lihet i lire apo te mos ndeshkoget meqe te tjere kriminele nuk jane kapur apo nuk jane denuar. Ne tension eshte fakti qe askush nuk mund te ngelet pa u denuar per nje krim pavaresisht se ai mund te kete bere krime te tjera me te medha apo se te tjeret kane bere krime me te medha. Shoqeria njerezore e ka zgjidhur kete gje duke besuar se drejtesia e papersosur ( cdo drejtesi eshte e papersosur) eshte me mire se mungesa e drejtesise. Mungesa fare e drejtesise eshte situate e gjendjes “natyrore” ku ligjin e ben vetem.i forti. Drejtesia nis kur i forti behet i prekshem, drejtesia nis kur i forti nis te mos jete mbi ligjin. Kjo eshte arrirja me e madhe e jona ne gjithe keto kohe. Me re fortet me pssuri apo pushtet politik jane te hetueshem dhe te prekshem. Nuk eshte pak pas 45 viteve barbari komuniste me drejtesi sovjetike dhe 34 viteve sundim te te forteve me pushtet politik.