Me raste konkrete denoncohen rastet kur drejtorë të PS apo LSI në administratën publike janë angazhuar në krah të kandidatëve për deputetë, duke bërë fushatë e duke kërkuar votën për subjektet përkatëse politike. Gjatë një takimi elektoral të PD-së në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, dy banorët Simon Naci dhe Tom Nitaj kanë hedhur akuza se, Policia Bashkiake iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar vota për numrin 2 (Partinë Socialiste) dhe se Tom Nitaj i është hequr ndihma ekonomike për shkak se djali i tij ka marrë pjesë në protestat e PD-së. Denoncimet janë bërë gjatë një takimi me kandidatin e PD-së, Anton Kokaj më 18 qershor në fshatin Selcë, në orën 18:00. Bashkia e Malësisë së Madhe drejtohet nga përfaqësuesi i PS-së, Tonin Marinaj. Kandidati i PD-së për Korçën, Ervin Salianji ka hedhur akuza për presione dhe blerje të votave nëpërmjet mashtrimeve për punësime në këtë qark. Këtë denoncim, ai e ka kryer në një reagim të tij nëpërmjet rrjetit social Facebook më datën 16 qershor, duke akuzuar socialistët për mashtrime punësimi në bashkëpunim me 2-3 kompani private. “Mashtrimet për punësimet që bëhen nga dy-tre kompani dhe presionet tregojnë grahmat e fundit të një oligarkie që do ta shembim në themel”. Drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t në Kamëz, Rrapush Tola, para, gjatë dhe pas orarit zyrtar të punës, merr pjesë në veprimtari politike. Drejtori i ALUIZNI-t shfaqet pas kandidatit për deputet Sadri Abazi, përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste, në çdo takim në zonën e Kamzës. Siç duket edhe në foto, Tola shoqëron Abazin në takimin e radhës në takim me banorë të Kamzës. Ndërkaq, vendimi i qeverisë, datë 2 qershor 2017, pika 6, parashikon që punonjësit e administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. Nga ana tjetër, Drejtoria e ALUIZNI-t ka një impakt të madh tek banorët e kësaj zone për shkak të problemit të legalizimeve të banesave. Sotir Lilo, punonjësi i nënstacionit të tensionit të lartë në Zëmblak të Korçës ka denoncuar dhunën verbale karshi tij nga ana e drejtoreshës së Operatorit të Tensionit të Lartë në këtë nënstacion, Jorida Rëmaçka. Në denoncimin e tij, Lilo bën me dije se pak ditë më parë, drejtoresha e ka thirrur në zyrë, duke i kërkuar që të jetë pjesë e mitingut që LSI-ja zhvilloi të enjten e kaluar në Tiranë. Por në momentin kur Lilo e ka refuzuar një urdhër të tillë, drejtoresha e ka kërcënuar verbalisht, duke i kujtuar se ai ka edhe dy vjet punë para daljes në pension. Nga ana tjetër, drejtoresha e Operatorit të Tensionit të Lartë në Zëmblak, Jorida Rëmaçka e kontaktuar në telefon ka mohuar një akuzë të tillë, duke e quajtur të pavërtetë denoncimin e bërë nga punonjësi i saj, por nuk ka pranuar të mbajë një deklaratë zyrtare.
Kryesore
Continue to the categoryShoqata e ish-të Përndjekurve reagon kundër Berishës: Jemi shtyllë kryesore e...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit të saj, Shpëtim Agolli.
"Ish të përndjekurit politikë...