Drejtoresha mikeshë e ministres vjedh lekët e kontributit të shkollës

Një nxënës shkolle ka denoncuar drejtoreshën për vjedhjen e lekëve të kontributeve të prindërve që paguajnë në fillim të vitit shkollor. Nxënësi i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Qytetari dixhital denoncon: Vjedhjen nga drejtoresha e shkollës “Gjon Buzuku”, fovorite e ministres, të parave të nxënësve në çmimin e bluzave-paguan rroga mësuesve që nuk kanë ardhur një ditë në punë, pasi ndodhen në Gjermani dhe natyrisht paratë i merr për vete. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këto akuza serioze të qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e nxënësit.
“Mirëmbrëma doktor, më fal për shqetësimin po doja me të vendos në dijeni në lidhje me një lajm për një drejtoreshë shkolle që dha sot “News24” ajo zonja e ka emrin Anila Mukaj është drejtoreshë tek shkolla “Gjon Buzuku” është kryetarja e Gruas tek Njësia 4 për PS dhe kordinatore, por dhe mikeshë e ministres. Pa asnjë vit pune erdhi nga Greqia dhe u bë drejtoreshë gjë që nuk lejohet përveçse i ka dhënë rrogën një mësuesi që nuk ka ardhur asnjë ditë në shkollë, pasi ndodhet në Gjermani, pra e ka marrë vetë. Ka vjedhur të gjitha lekët e kontributeve të prindërve që paguajnë në fillim të vitit, pasi nxënësit me bluza të cilat nga dhjetë mijë lekë të vjetra që kushtonin ua dha 18 mijë lekë. Ngrije pak si çështje se e meriton, pasi ajo që ka bërë, duke i dhënë rrogën një mësuesi është vjedhje e pastër, pasi rrogën e merrte për vete kjo është ajo mostra me respekt”, përfundon nxënësi.

Exit mobile version