“Shkarkimi i drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është i pamjaftueshëm dhe një përpjekje për të larë duart nga vjedhja 40 milion euro tek Unaza e Re. Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re!’
Partia Demokratike ka reaguar me forcë, pas shkarkimeve të disa drejtuesve të lartë të shtetit nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit. Deputetja Dhurata Çupi, nga selia blu, tha:
Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj.
Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh.
Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sepse tenderi i Unazës së Madhe, për të cilin po shkarkohen sot drejtorët e tij, u mbrojt nga vetë Edi Rama.